Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal

Ditët kur monedhat e huaja arritën shkëlqimin e tyre tashmë kanë përfunduar. Efektet sezonale kanë nisur të kenë ndikim në kursin e këmbimit.

Nga 136 lekë që u këmbye një euro në fillim të pandemisë në muajin mars, tashmë ajo ka zbritur në nivelin e përvitshëm dhe këmbehet me 123 lekë.  Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë që nga data 20 korrik e deri më tani euro ka humbur rreth 1 pikë.

Ndërkohë rënia më e ndjeshme reflektohet tek dollari. Nga 108 lekë që këmbehej në muajin korrik tashmë ka humbur 4 pikë, dhe këmbehet me 104 lekë në pikat e këmbimit valutor.

E njëjta situatë e luhatshme paraqitet edhe në shit-blerjen e paundit britanik, i cili këtë të enjte është rritur krahasuar me një ditë më parë me 0.44 pikë.

Për ekspertët këto lëkundje në kurs lidhen me sezonin turistik, por ndikim po ashtu ka edhe eurobondi i emetuar në muajin qershor. Shtimi i euros në qarkullim bën që edhe kërkesa të ulet, duke qenë se kufijtë këtë sezon janë të mbyllur e shtetasit tanë nuk mund të lëvizin për ta shpenzuar atë, ndërsa turistët që vijnë në vend përsëri sjellin euro, apo një monedhë tjetër të huaj.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë e konsideron të qëndrueshëm kursin aktual.

Kujtojmë faktin se banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg në 27 dhe 30 mars për të frenuar rritjen e monedhës evropiane duke ka shitur 20.4 milionë euro, për të stabilizuar kursin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 07/08/2020 07:36

    Do kemi lekun me te fortin ne bote per sa kohe te futen me tonelata euro e dollare nga mafia/droga/krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë