Donald Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt, Paul Manafort dhe Roger Stone

Donald Trump fal ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt, Paul Manafort dhe Roger Stone

Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, fali të mërkurën ish-kryetarin e fushatës së tij presidenciale Paul Manafort, ish këshilltarin e tij Roger Stone, dhe babain e dhëndrit të tij.

Zoti Manafort ishte përballur me akuza nga prokurori prokurorit i posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump më parë kishte zbutur dënimin penal për zotin Stone, i cili u dënua se kishte gënjyer nën betim para ligjvënësve, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Kushner, babai i dhëndrit të Presidentit Trump Jared Kushner, u dënua me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor në 2004 me 18 akuza për evazion fiskal, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe dhurime të paligjshme fushate.

Këta 3 persona të cilët edhe kanë qenë bashkëpunëtorët e Trumpin në të shkuarën, janë 3 ndër 29 persona që ka falur presidenti përpara se të largohet nga detyra.

26 prej personave të cilët “përfituan” faljen e kanë marrë atë të mërkurën, ndërkohë që 3 personave të tjerë i ka zbutur dënimin ose e anuluar atë.

Falja është një privilegj që i jepet presidentit. Megjithatë Donald Trump është një ndër ata president të cilët e kanë përdorur më pak faljen, më përgjashtin të George Bush.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot