Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani? Ambasada njofton rregullat e reja

Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani? Ambasada njofton rregullat e reja

Foto ilustruese

Procedurat e takimeve për të aplikuar për vizë pune në Gjermani kanë ndryshuar. Ambasada Gjermane njofton se për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve, oraret do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme me short.

Ndërkaq, personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.

Po ashtu, mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022.

Njoftimi i ambasadës
Të reja në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor: Ndryshim në procedurën e caktimit të takimeve. Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave.

Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.

Informacione të rëndësishme:
Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.
Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.
Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.
Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.
Angazhimi i palëve të treta (p.sh. Agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.
Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.
I Informacione të mëtejshme do të publikohen pas pak kohësh në faqen tonë të internetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet