Do udhëtoni drejt Holandës? Nga 25 shkurti vetëkarantinimi s'është i detyrueshëm! Duhet certifikata e vaksinimit dhe një test negativ për COVID-19

Do udhëtoni drejt Holandës? Nga 25 shkurti vetëkarantinimi s'është i detyrueshëm! Duhet certifikata e vaksinimit dhe një test negativ për COVID-19

Foto ilustruese

Duke nisur nga data 25 shkurt, të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së që duan të udhëtojnë drejt Holandës, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pasi mbërrijnë në këtë vend.

Mësohet se dokumenti i nevojshëm për të udhëtuar drejt Holandës është certifikata e vaksinimit si dhe një test negativ për COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën çifti nga Saranda! Lanë pas 3 fëmijë

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën çifti nga Saranda! Lanë pas 3 fëmijë