'Dopieta' e Sadikut nderon Malaga-n, klubi del përkohësisht jashtë zonës së ftohtë

'Dopieta' e Sadikut nderon Malaga-n, klubi del përkohësisht jashtë zonës së ftohtë

Armando Sadiku ka rezultuar njeriu i ndeshjes në fitoren e rëndësishme të Malaga-s kundër Tenerife-s të vlefshme për La Liga-n e dytë Spanjolle. Sulmuesi elbasanas ka realizuar të dy golat në fitoren 2-0 të ekipit të tij, duke e nxjerrë përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Sadiku fillimisht do të realizonte në minutën e 27 pas një zhvillimi të një goditje këndi. Sulmuesi përfitoi nga rrëmuja në zonë për të zhbllokuar rezultatin dhe për ti dhënë avantazhin Malaga-s. Ndërkohë goli i dytë do të vinte në fraksionin e dytë të lojës. 28-vjeçari mori përsipër të ekzekutonte një penallti të fituar me ‘VAR’ dhe nga 11 metrat nuk gaboi duke dyfishuar dhe njëkohësisht duke volusur shifrat përfundimtare.

Për këtë ‘dopietë’ Sadiku e shprehu gëzimin në rrjetet sociale ku pas ndeshjes shkroi: “Fitore shumë e rëndësishme përballë tifozëve tanë. Shumë I lumtur që ndihmovë elkipin me dy gola. Kjo është rruga.”

Pas 18 ndeshjesh në kampionat Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë raste, ndërsa Malaga aktualisht renditet në vendin e 17 me 20 pikë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja