Djegia e mandateve/ Partia e Merkelit: Opozita po pengon qeverinë, negociatat në rrezik, dialog

Grupi parlamentar i CDU-CSU në Bundestagun gjerman, që kryesohet nga partia e kancelares Angela Merkel ka dënuar veprimin e opozitës për djegien e mandateve. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman Florian Hahn deklaron se Shqipëria po humbet besimin e partnerëve europiane me veprimet e fundit të opozitës.

Ai shprehet se veprimet e opozitës me protestat e dhunshme dhe djegien e mandateve po pengojnë punën e qeverisë duke vendosur në rrezik negociatat. “Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza.

Protestat aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Deputetët po bëjnë një shërbim të keq, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme.

Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik” thuhet në deklaratë.

CDU/CSU është pjesë e Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike Shqiptare. Po sot Ministria e Jashtme gjermane theksoi në një deklaratëse akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti. Ndërkohë që edhe të djathtët, Eduard Kukan, që ka lidhje të ngushta me ish-kryeministrin Sali Berisha u shpreh se djegia e mandateve është e gabuar dhe se kriza politike në Shqipëri e shqetësonte në raport me hapjen e negociatave. Të gjitha kancelaritë kryesore në Europë, por mbi të gjitha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit janë vendosur kundër qëndrimit të opozitës shqiptare pas protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve.

Deklarata e Florian Hahn per situaten politike ne Shqiperi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 22/02/2019 19:16

    Eh mor luli. Deshe te behesh trim, po e hongre ne vrim

    Përgjigju
  • Babalja: 22/02/2019 16:24

    Pd-ja eshte organizate Ruse, cfare te thote putini e zbaton salehu.

    Përgjigju
  • Ed Paloqja: 22/02/2019 16:02

    Ne ate po kerkojme mosantaresimin e Shqiperise ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë