Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, gati të largohen kryetarë të tjerë degësh! Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit

Dorëheqjet e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me kreun e PD Lulzim Basha. Zhbërja e PD në Korçë Kadilli theksoi se është një dëm që duhen vite të tëra për ta kthyer partinë në nivelin që ishte. Ndërkaq Kadilli, foli me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

"Nuk di nëse do përsëritet rasti i Korçës apo jo, uroj  që jo. Do ishte në dëm të PD nëse do kishim këtë lloj hemorragjie. Por problematikat janë kudo, rasti i Korçës pati shpërthim më të madh, shpërfillja e Manos dhe opozitës në Korçë ka çuar në këtë shpërthim. Korça e ka ndierë më tepër, Mano është një figurë e investuar vetë. Ka punuar fortë për PD, punoi përsëri dhe pse ishte numri 7 dhe me sa duket nuk ka marrë mirënjohje për punën. Kjo nuk është problematikë vetëm në Korçë. Grupi me në krye Manon nuk janë larguar nga partia por kanë dhënë dorëheqjen. Në rastin e Korçës ka munguar respekti i partneritetit, mirënjohja për punën. Një kryetar partie i pavëmendshëm për të zgjedhur përfaqësuesin që don komuniteti por atë që mendon ai se  i duhet komunitetit, me këtë dëm që ka bërë pD në korçë do i duhen vite të tëra për të kthyer në nivelin që ishte", tha Kadilli.

Ndërkaq Kadilli paralajmëron se situata të ngjashme mund të përsëriten edhe në disa degë të tjera të PD. Ai tha se janë gati të largohen edhe shumë kryetarë degësh të tjera të PD dhe anëtarë. Një hemorragji e tillë sipas Kadillit do të ishte në dëm të madh të PD.

"Situata të tilla në degë të PD janë të shumta. Ndoshta jo në të njëjtën përmasë. Të kenë kujdes dhe të jenë të ndjeshëm. Di që në shumë drejtues dhe anëtarë degësh janë të gatshëm të lënë përgjegjësitë e tyre se janë të lodhur nga mungesa e respektit për punën e tyre. Duan partneritet dhe jo mungesë ndershmërie", shtoi ai.

I pyetur nëse partia është monopolizuar nga Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, Kadilli tha se të dy janë viktima të njëri tjetrit. Si Basha dhe Berisha sipas KAdillit janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë për PD.  I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD në shtator Kadilli tha se i takon Berishës të vendosë nëse do ta shmangë përfshirjen e partisë në ndjekjen e padisë së tij të bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken pasi ky i fundit bëri publik vendimin e DASH për ta shpallur "Non Grata". Këtu theksoi se ka kërkuar që Berisha të mos e përfshijë PD në këtë çështje por ta ndjekë individualisht.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të mos përfshijë PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli në emisionin "Repolitix" në Report TV ka komentuar dhe mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PD Lulzim Basha edhe pse ky i fundit ka sjellë humbje të njëpasnjëshme në krye të partisë. Kadilli tha se Berisha është viktimë e zgjedhjes së tij. Të dy janë viktima të njëri tjetrit tha Kadilli për Bashën e Berishësn dhe sipas tij janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë për PD.

"Të gjithë jemi viktima të zgjedhjeve tona, kur bëjmë një zgjedhje kemi sakrifikuar zgjedhjet tona. Berisha është viktimë e zgjedhjes së vetë e ka zgjedhur vetë dhe eshtë viktimë e zgjedhjes së vetë, nuk del dot nga zgjedhja e vetë. U sfidua të dilte dhe Berisha zgjodhi të mos shprehet por ta justifikojë Bashën, janë të dy viktima të vetëvetes. Nuk do kisha asnjë shqetësim për zgjedhjen e njërit apo tjetrit nëse do funksiononte mirë PD. Për mua është kapërcyer momenti i kulutrësh dhe shkollës Berisha dhe Basha për që koha sa sillet si Berisha... PD ka vetëm një shans të prodhojë një opozitë të re politike. Të qenit viktima të njëri tjetrit si pengon të bëjnë diçka të mirë por janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë", tha Kadilli.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD në shtator Kadilli tha se i takon Berishës të vendosë nëse do ta shmangë përfshirjen e partisë në ndjekjen e padisë së tij të bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken pasi ky i fundit bëri publik vendimin e DASH për ta shpallur "Non Grata". PD të mos marrë kosto me SHBA, tha Kadilli.

"Se di çdo ndodhë, vendimet merren nga institucioni i partisë. Sjam në grup. Berisha ka zgjedhur ta ndjekë personalisht uroj që rruga ligjore ta nxjerrë faqebardhë, por në të njëjtën kohë i kam kërkuar që nuk duhet të ndikojë ose ta shmangë përfshirjen e PD në këtë çështje. Jam i bindur se do ketë etikën politike ta shmangë përfshirjen e partisë. Shpresoj se është në kohë të marrë hapat  e duhur. Është Berisha që duhet të marrë vendimin e tij, duhet të marrë hapat e vetë për ta shmangur përfshirjen e PD. Është në provë, besimi im nuk vlen derisa ai të ketë vepruar. Berisha ska çfarë i jep më politikës. Ska asgjë të re për ti dhënë politikës", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/07/2021 06:40

    Partia demokratike është parti antikombëtare e Shqipris. Në ktë parti bëjnë pjes llumi i llumit të shoqëris Shqiptare. Kjo parti duhet të padtrohet nga rënjët që kjo parti të heci përpara. Kjo parti do quhet parti kur të largohet krimineli hajdut salheu e hajduti ordiner lyrzimi.

    Përgjigju
  • dauti: 28/07/2021 21:25

    Si se kuptoni o te shkrete se ajo 'organizate terroriste' s'duhet te ekzistoje me. Edhe qe ka qene deri tani, ka qene se ashtu ia donte puna pordhitikes, por qe ne fakt ajo gjoja parti pd eshte nje turp dhe maskarrallek i madh arnautesh kriminele e trushkulur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht