‘Dorëzohet’ OBSH-ja, pranon faktin se Covid përhapet transmetohet përmes ajrit

‘Dorëzohet’ OBSH-ja, pranon faktin se Covid përhapet transmetohet përmes ajrit

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

Maria Van Kerkhove, nga grupi teknik i Organizatës tha se “Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”.

Më 6 korrik 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës nënshkruan një letër të hapur drejtuar OBSH-së ku i kërkohej asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 08/07/2020 11:59

    Pra Suedia eshte nje hap para te gjithve me imunizimin e tufes sepse vetem kjo munde ta ndaloj Covid deri ne vaksinim qe kushedi sa zgjat ......

    Përgjigju
    • Ai që ta: 08/07/2020 18:25

      Suedia shpëtoi se vuni maskë te hunda por edhe te bytha se corona përhapet me anë të të pjerdhurit dmth ajrit

    • Gerti: 08/07/2020 16:09

      Jo vetem jemi shtrire tek Lana , por shtrihemi edhe njeri mbi tjetrin..

    • Free: 08/07/2020 15:03

      Imunizimi i tufes nuk eshte i vertete pasi jane konfirmuar rasted konkrete kur jane infektuar per se dyti. Qe te besh ate si ne Suedi duhet te kesh popull te edukuar dhe qe respekton distancimin dhe karantinen personale.

    • Andi: 08/07/2020 14:29

      Pikërisht. Por Suedia e ka pikën e saj të fortë, kapacitetin shëndetësor. Ne jemi shtrirë te Lana

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen