Dorëzohet portieri i Tiranës: Titulli është i pamundur, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë

Dorëzohet portieri i Tiranës: Titulli është i pamundur, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë

1685037038_Screenshot2.jpg

Portieri i Tiranes Visar Bekaj ka dal i dorëzuar pas barazimit me Bylisin, ku ka pranuar se shanset e bardhebluve për të fituar titullin janë të pamundura.

“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, u shpreh Visar Bekaj për Oversport.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap