Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj

Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj

Edin Terzic

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic pranoi të hënën se nuk e di nëse Jadon Sancho mund të mbetet me klub përtej fundit të këtij sezoni, por i bëri thirrje anësorit anglez që të luajë edhe një herë një rol kryesor kundër Paris Saint Germain.

Sancho ishte vendimtar javën e kaluar kur Dortmundi mundi PSG-në 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke vendosur gjermanët në pozitë favoriti për ndeshjen e kthimit që luhet sot në 21:00 në "Parkun e Princave" në Paris.

"Ne kemi folur për të ardhmen afatshkurtër. Kjo është nesër, me një lojë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe ndeshja më e madhe në karrierën e tij deri tani", u tha Terzic gazetarëve në "Parkun e Princave" në prag të ndeshjes kur u pyet nëse kishte pasur diskutime me Sanchon.

24-vjeçari u kthye në Dortmund në janar si huazim nga Manchester United deri në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i skuadrës së Bundesligës, Sebastien Kehl, tha të dielën se ata "do të bëjnë gjithçka" për ta mbajtur atë në klubin ku ai luajti më parë për katër vjet përpara se të shitej te United në 2021.

"Ne jemi vërtet të lumtur me të. Nga të gjitha anët jemi të lumtur që e kemi në ekipin tonë. Unë mendoj se ju mund të ndjeni se ai është i lumtur që është me ne", shtoi Terzic.

“Nuk e dimë se sa do të vazhdojë historia. Kjo është pjesë e marrëveshjes, se ai nuk është lojtari ynë nga 1 korriku, por deri atëherë do ta bëjmë këtë kohë sa më të veçantë. Ne me të vërtetë po ndjejmë se ai është në një formë të mirë. Unë mendoj se ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj dhe ai do të ketë mundësinë ta vendosë atë", tha trajneri i Dortmund.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë