Vazhdon 'mallkimi' i Kadastrës së Vlorës, dorëhiqet Bilbil Aliaj, i pesti në vetëm 8 muaj

Vazhdon 'mallkimi' i Kadastrës së Vlorës, dorëhiqet Bilbil Aliaj, i pesti në vetëm 8 muaj

Kadastra e Vlorës

VLORË- Bilbil Aliaj është drejtori i 5-të që dorëhiqet nga drejtimi i Kadastrës në Vlorë gjatë 8 muajve. Ai u emërua në detyrë më 4 shkurt të 2020. Arsyet e dorëheqjes së tij pas 4 muajve, nuk janë ende publike.

Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.

Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri. Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ppa: 23/05/2020 13:14

    Ne fakt, puna atje eshte permiresuar; keto doreheqjet lidhem me peshq dhe para te madhe.

    Përgjigju
  • Qytetari Vlores: 23/05/2020 12:12

    Ate institucion vetem njeri e mbledh.Ai quhet Renato Bega dhe eshte profesionalisti me i zoti qe di te beje shtet.

    Përgjigju
  • Kuç: 23/05/2020 09:04

    Vlorezeza thuaje me njerëz të tillë pa asnjë të voglen meshire për asgje. Na e kanë bere jetën të padurueshme në Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza