Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia 'koka' e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit

Një vendim skandaloz është dhënë nga drejtësia. Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj ('koka'së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit por deri më sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerët që janë hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.

Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest shtëpie për të 3 me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera. Kryesuese e trupës është Iirjana Olldashi ndërsa relatorë janë Sokol Pine dhe Erion Bani. Te pandehurit janë Astrit Avdyli, Jasin Kala, Fatos Llavdiu të tre të poceduar në kuadër të dosjes 339.

Altin Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Grupi i Avdylajve, akuzohet për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike. 

Neni qe sqaron lirim e Astrit Avdylit

1627334253_1627332547astritavdyli.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 27/07/2021 07:55

    Nuk ka reform qe e rregullon drejtesine ne Shqiperi - S’KA. Arsyeja eshte e thjeshte se gjenetikisht jemi kriminela, tradhetare, frikacake dhe te pamoralshem.

    Përgjigju
    • altini: 27/07/2021 09:43

      Pak e sakte. I ke rene ne koke.

  • Hi hi : 27/07/2021 07:29

    Ku je Kimete ku je??? Dil tani dhe shko te spak, bkh, e lesh me qime. Tju vije turp qe beni show me ish sigurimsa shteti dhe hakduta doganash me prokurore te korroptuar e me deputete te kapura me nga 5 miljon euro. Si mund te perfaqesoni nje shtet si usa dhe te jeni kaq te dobet. Si nu mbajne ne pune o zoooottytt

    Përgjigju
  • klodi: 27/07/2021 07:01

    Dyshja me e paaftar Mara-Prenci jane shembull i deshtimit… Ata jane pergjegjes, atyre kerkojini llogari

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2021 06:47

    Fukarenjve e pendthymve i fikin deren kto por kur behet fjal per superkriminela harrojne se si behet puna

    Përgjigju
  • Iris: 27/07/2021 00:06

    Nuk eshte skandal lirimi i tyre,pasi eshte brenda ligjit,eshte lirim per teknikalitete (e pergjithesuar ne gjuhen ligjore).Skandali i vertete eshte te ngathtesia me dashje,apo pa dashje e organeve perkatese te drejtesise qe cuan ne kete rezultat.

    Përgjigju
    • popull i thjeshte: 27/07/2021 06:52

      moj per ne popullin e thjesht kush e mban pergjegjesin prekurori apo gjykatsi per ket gje

  • Turi: 26/07/2021 21:57

    Hahahah reforma ne drejtesi eshte ber top , kush vjedh domate ne burg kush vret jashte maskarenj

    Përgjigju
    • Alb: 27/07/2021 12:41

      Donin pra spak shqiptaret hahahaha sikur ua lehtesoj procedurat kriminelave kjo reforma ne drejtesi

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri