'Babale', Alizoti: Skenarin e bëri Salianji të godiste Xhafajn, sekser drejtori i Bashës, lekët po i prisja te ish-truproja e Berishës, jam në rrezik nga PD-ja

TIRANE-Fredi Alizoti, një nga tre personat që është marrë i pandehur për dosjen Babale ka treguar para gjykatës kush ishin personat që thurën skenarin për të bërë përgjimin kundër Fatmir Xhafajt, kush ishte sekseri, ku po i priste lekët dhe cfarë ndodhi më pas. Report Tv zbardh dëshminë e Alizotit në gjykatë në seancën së sotme. Alizoti u shpreh se regjistrimin e dërgoi te Ervin Salianji, i cili kishte për qëllim që të godiste Fatmir Xhafën. "Te PD-ja jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin" tha ai. Personi që mbante kontaktet mes Alizotit dhe Salianjit ishte ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën që Lulzim Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.

"Përherë kam folur me Florenc Hoxhën, nuk kisha pse të flisja me njeri tjetër. Hoxha ishte sekseri i Salianjit për regjistrimin që bëmë ne" shtoi ai. E ndërsa dorëzuan përgjimin fals, Alizoti thotë se po priste të merrte lekët në shtëpinë e Sali Lushës, ish-truproja e Sali Berishës. 'Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. I kam thënë edhe Sali Lushës e një shokut tim pasi doli video ca të marrim të marrim. Dhe do i ndajmë të tre'. Por jo gjithcka shkoi sipas planit, pasi Alizoti tregon se Salianji nuk e mbajti fjalën për ti dhënë pjesën e tij, 100 mijë euro (premtimi për 200 mijë euro), ndërsa tregon se Albert Veliu u zhduk në Kosovë i maskuar me paruke.

Fredi Alizoi thotë se tani që doli skandali dhe e vërteta ka frikë dhe se i rrezikohet jeta nga Ervin Salianji. "Ndihem i rrezikuar nga Ervin Salianji dhe njerëzit e PD-së. Po shihja lëvizjet por jo se më kanë bërë presion. E ndjeja rrezikun se në këtë vend ca nuk po bëhet. Ata më lanë takim që filan ditë në 12 të natës do vish të marrësh lekët. Kjo gjë dhe ky orar nuk më pëlqeu" përfundoi ai. Avokati i Salianjit, Ledio Braho kërkoi që të pyeten edhe dy persona të tjerë në lidhje me cështjen, Florenc Hoxha dhe Çelik Biba, që është shoku i Babales, por gjykata e rrëzoi kërkesën.

Gjykata e Tiranës është drejt dhënies së vendimit ku Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe ish deputeti Salianji janë marrë të pandehur me akuzën e kallëzimit të rremë, ku me anë të një audio përgjimi përfshin vëllanë e ish-ministrit Xhafa, Agron Xhafa në një bisedë për trafik droge. Më herët dëshmoi në këtë proces dëshmoi dhe prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që rezultoi se ishte personi i parë që kishte takuar Babalen, Alfred Veliun.

Dëshmia në gjykatë
Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mijë euro. Se paratë do ndaheshin. Mu dukën shumë dhe thash hajt se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmenëve në  Tiranë.

Avokati i Ervin Salianjit Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përveç vlerës monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Më mbajti në ajër. Mori vetë azil dhe iku e mua me la në ajër. Albert Veliu nuk ka qenë korrekt me mua.

Gabimi im më i madh dhe faji im është që nuk e regjistrova dhe ta shihnit që cfarë më ka thënë. Se do imitoja zërin e Agron Xhafës e ka ditur vetëm një shoku im nga Elbasani (Çelnik Biba rri në Tiranë). Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama jam me tetë klasë shkollë.

Te PD-ja jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kanë qenë edhe disa persona të tjerë. Kam folur në telefon një herë me Ervin Salianjin me vonë nuk ma ka hapur. Përherë kam folur me Florenc Hoxhën, nuk kisha pse të flisja me njeri tjetër. Hoxha ishte sekseri i Salianjit për regjistrimin që bëmë ne. I kam thënë edhe Sali Lushës e një shokut tim pasi doli video ca të marrim të marrim. Dhe do i ndajmë të tre.

Ndihem i rrezikuar nga Ervin Salianji dhe njerëzit e PD-së. Po shihja lëvizjet por jo se më kanë bërë presion. E ndjeja rrezikun se në këtë vend ca nuk po bëhet. Ata më lanë takim që filan ditë në 12 të natës do vish të marrësh lekët. Kjo gjë dhe ky orar nuk më pëlqeu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/09/2019 13:08

    E imagjinoni te ishte situata ne invers qe PS te fabrikonte skandale si puna e Salianjit&Co dhe çfare do ishte duke bere PD me deklarata, me shkrime te porositura, me ultimatume per Prokurorine, Gjykatat etj etj?? Uroj qe gjykatesit ta kene guximin dhe te marrin nje vendim te drejte per kete rast, qe here tjeter ketyre "aktoreve" dhe regjisoreve mos t'u shkoje mendja ta mendojne dhe jo me ta vene ne jete.

    Përgjigju
  • redi: 23/09/2019 16:36

    Lufte politike me fake news dhe rrena nuk kane dobi .Mjaft dhe drejtesua te vendos fajtoret para pergjegjesise

    Përgjigju
  • populli: 23/09/2019 13:16

    Turp i madh per PD-ne si eshte katandisur,me keto Babale kerkon te vije ne pushtet,turp per Ervin Salianjin, Gaz Bardhin e Florenc Hoxhen,po ky Gaz Bardhi qe jepte sekuenca te gjoja pergjimit babale cdo dite e dilte i mbronte fuqishem ne TV,1000 here turp par Lulzim Bashen dhe Sali Berishen sa poshte kane rene me keto sajesa te neveritshme.

    Përgjigju
    • Tirana: 23/09/2019 16:28

      Pse turp, ata keshtu kane qene gjithmone , vjedhje çvatje grabitje, genjeshtra pa esap, pare me fajde Sudja, Gerdeci etj etj; Lum ti popull çfare ke votuar!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja