Dosja Babale/ Ministria e Drejtësisë i kthen përgjigje Gjykatës së Tiranës: Jemi në pritje të ekstradimit të Albert Veliut

Dosja Babale/ Ministria e Drejtësisë i kthen përgjigje Gjykatës së Tiranës: Jemi në pritje të ekstradimit të Albert Veliut

TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje Gjykatës së Tiranës në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

Sipas Ministrisë së Drejtëisë, ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin ndërsa ka deklaruar se Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi.

"Në referencë tuajës, nr. 1862 akti, datë 02.10.2019, për informacion në lidhje me shtetasin Albert Veliu, ju informojmë se ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri.  

Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr. 32/11 prot. BK datë 26.08.2019 u ka komunikuar autoriteteve belge kërkesën  për ekstradimin e këtij subjekti autoriteteve belge të drejtësisë dhe mbetet në pritje të njoftimit mbi vendimin e ekstradimit nga këto autoritete", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranoi kërkesën dhe seanca e radhës është caktuar data 30 tetor, ora 13.30.

Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë.

Belgjika disa javë më parë i refuzoi kërkesën për azil politik Albert Veliut, ndërsa një javë më parë nga salla e gjyqit i pandehuri Alfred Alizoti, i cili është nën akuzë së bashku me "Babalen" për audio-përgjimin e rremë më Agron Xhafën, tha se në Bruksel "Babalja" u prit dhe u strehua nga njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private, fakte të cilat sipas tij ja kish treguar ish-deputeti Ervin Salianji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali