Dosja e 613 kg kokainë/ GJKKO rrëzon kërkesën e shoferit të kamionit për veçim: Jashtë afateve! Mbrojtja: Të përjashtohet gjyqtarja, është bërë një 'prokurore e dytë'

Dosja e 613 kg kokainë/ GJKKO rrëzon kërkesën e shoferit të kamionit për veçim: Jashtë afateve! Mbrojtja: Të përjashtohet gjyqtarja, është bërë një 'prokurore e dytë'

Armando Pezaku, Donaldo Lushaj dhe Arbër Çekaj

TIRANË- Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e Armando Pezaku, shoferit të kamionit të 613 kg kokainë në kontenierin me banane vinte nga Kolumbia.

Në argumentin e dhënë nga GJKKO kërkesa është refuzuar pasi është bërë jashtë afateve,  dosja është në fazë gjykimi. Një gjë e tillë, është bërë shkak që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e kryetares së trupit Gjykues, Daniela Shira të cilën e ka cilësuar si një "prokurore të dytë".

"Daniela Shira ka rrëzuar çdo kërkesë të bërë nga ne. Ajo është kthyer në një prokurore të dytë", mësohet të ketë thënë mbrojtja.

Në shkurt të dy viteve më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtar në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë. Pronari i kompanisë Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për të përballuar me drejtësinë shqiptare, ndërsa sot u dha vendimi për masën e dënimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë "Arbi Garden" , por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës