Dosja e McGonigal/ Debate në ‘Repolitix’! Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cenuar siguria kombëtare

TIRANË- Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ lidhur me çështjen McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Të ftuar në ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj është shprehur se është cënuar siguria kombëtare.

“Është cënuar siguria kombëtare se ka lidhje me një oligark rus, dhe ka marrë investime në Shqipëri. Do dalin dhe të tjerë. Berisha thotë se ka takuar Kim, por Kim ka ardhur në 2020, ky ka ardhur në Shqipëri në 2019.  Duhet t’i kërkojë falje PD sepse njollosi partinë për rublat ruse”, tha Haklaj.

Debate ka pasur edhe mes juristit Leonard Karaj dhe ish kreut të SHIK, Fatos Klosi. I pari e cilëson si të tmerrshme faktin që sot një ish zv.ministre është arrestuar për disa arka me peshk, referuar Rovena Vodës, e ndërsa i dyti, thotë se nuk është “hataja”, pasi edhe ai vetë kur ka qenë në krye të atij institucioni ka pasur takime me ose pa prookol.

Leonard Karaj: Është skandali më i madh në vend. Këtu zv  ministrja ka shkuar në burg për një arkë me peshk dhe ju thoni që nuk ka ndodhur asgjë, është për të kapur kokën, është tmerr i madh

Fatos Klosi: Po ik o vrit veten. Nuk di asgjë

Leonard Karaj: Si më thua  mua nuk di asgjë, se bën këtë krahasim i arkës me peshk

Fatos Klosi: Në zyrën time në SHIK kanë ardhur me dhe pa protokoll.     

Lidhur me këtë çështje nesër në Kuvend kryeministri Edi Rama do të ketë interpelancë thirrur nga opozita e Enkelejd Alibeajt. Ndërkohë, ditën e sotme u publikua edhe një foto që tregon se McGonigal ka pasur takime edhe me përfaqësues të PD-së, e më konkretisht  me sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Çeno dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 02/02/2023 09:29

    JU HAKLAJT U VRAU BERISHA SA DESHI DHE TANI E MBRON FILOZOFI MALOKESH SI MENDON TI KRYEMINISTRI MO TE TAKOJE AGJENTIN E FBI ,JU KENI MBARUAR TE GJITHE MIRE UA BERI MALOKU I VICIDOLLIT KUR KINI KETE MENDJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat