Dosja e patreguar e Prokurorisë për 14 shtatorin

Dosja e patreguar e Prokurorisë për 14 shtatorin

Çfarë ndodhi minutë pas minute më 14 shtator 1998, ngjarje për të cilën prokuroria u referohet fjalimeve të politikanëve, filmimeve dhe këqyrjes në institucionet që u sulmuan dhe që u morën për disa orë në atë që u konsiderua sigrusht shteti? Për kryengritjen e armatosur u vendosën në arrest dhe mandej nën arrest shtëpie 20 persona, të cilët fillimisht u mbajtën në qeli, por që më pas për shkaqe procedure iu nënshtruan gjykimit të zakonshëm.

Dosja u nda gjatë maratonës disavjeçare në 3 pjesë. Në njërën ishin të akuzuarit si organizatorë të kryengritjes së armatosur, në të dytën ishin gazetarët dhe në të tretën u përfshinë të ashtuquajturit truprojat. Në hetimet paraprake me urdhër të prokurorit të përgjithshëm të asaj kohe, u përfshi një grup i përbërë nga Nasip Naço, Ylli Bedalli , Agim Tirana, Bujar Himçi , Petrit Hysi, Pertef Hamzai dhe Stiliano Bandilli.Por, më pas çështja u tërhoq për hetime të mëtejshme në organin qendror të akuzës dhe, pasi dy nga të pandehurit morën mandatin e deputetit,Gjykata e Lartë e zvarritiçështjen. Rihapja e14 shtatorit ndodhi disa vite më vonë, më 2004, kur dy politikanët nuk kishin më mandate deputeti, çka ktheu dosjen në Gjykatën e Tiranës.

Por, për disa seanca, prokuroria nuk mundi të shpallë as pretencë dhe as qëndrimin e saj zyrtar, ndërkohë që në kohën kur Prokurore e Përgjithshme ishte Ina Rama, prokurorët tërhoqën aktet dhe çështja u arkivua. Për 14 shtatorin, në të cilin u sulmuan institucionet nuk ka asnjë të shpallur fajtor, as për protestuesin e vrarë në datë 13 shtator dhe as për dëmet e shkaktuara nga djegia e dhjetëra makinave para Kryeministrisë, grabitjet e dhjetëra bizneseve, por edhe plagosjet e komandantit dhe zëvendëskomandantit të Gardës së Republikës.

Gazeta po publikon të plotë kërkesën për gjykim të prokurorisë, e cila për ngjarjet e 13 dhe 14 shtatorit që shpërthyen pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, nuk mundi të japë asnjë verson përfundimtar në gjykatë.

Atë ditë të grushtit të shtetit- Rrëfen prokuroria

Në ditët e para të shtatorit 1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci janë zhvilluar disa mitingje të paligjshme me parulla të ndryshme kundër qeverisë, parlamentit dhe pro 6 funksionarëve të lartë të PD-së arrestuar disa ditë më parë si dhe në mbështetje të banorëve lazaratas, të cilët përdorën armët ndaj forcave të policisë, duke plagosur disa policë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore në luftë kundër krimit dhe vendosjes së rendit dhe qetësisë. Këto mitingje janë zhvilluar në rrethet Tiranë, Elbasan,Fier, Korçë, Kavajë, Shijak, Lezhë, etj.

Nisur nga situata e krijuar, në datë 10.09.1998 me urdhrinNr.789 të ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta, kanë kaluar nëgatishmëri Nr.3 Drejtoria e Policisë Prefekturës Tiranë, Durrës, Elbasan, Drejtoria e Policisë Kriminale, Rendit, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, Garda e Republikës, Sektori i Qarkullimit Rrugor.

Në datë10.09.1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci është marrë leje për të manifestuar në sheshin “Skëndërbej” për arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të PD-së të arrestuar disa ditë më parë. Pasi ka mbaruar mitingu i ligjshëm në sheshin “Skëndërbej”, pjesëmarrësit me në krye liderë të grupimit Bashkimi për Demokraci si Sali Berisha, Shaban Memia, Zef Bushati Pjetër Arbnori etj,i janë drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nga policia u është bërë thirrje që të mos kalonin në këtë bulevard, pasi nuk kishin leje, por vazhduan në drejtim të bulevardit dhe qëndruan përpara Kryeministrisë, duke hedhur parulla kundër qeverisë. Nga i pandehuri Edmond Ymeraj, u dogj edhe një arkivol imagjinar i ish-kryeministrit Fatos Nano, e provuar kjo edhe me fotografitë e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.Ky i pandehur është fiksuar edhe me një armë anti-tank para Kryeministrisë në datë 14.09.1998.

Më pas, pjesëmarrësit në këtë miting janë drejtuar përsëri në sheshin “Skënderbej” dhe kanë vazhduar të manifestojnë deri në orën 20.30 ku më pas janë shpërndarë qetësisht.

Nëdatën 12.09.1998, rreth orës 21.15, në rrugën Seramedin Toptani pranë Partisë Demokratike është qëlluar me armë automatike dhe ka mbetur i vrarë deputeti Azem Shpend Hajdari, shoqëruesi i tij, Besim Cera dhe u plagos shoqëruesi tjetër, Zenel Neza.

Më datë 13 shtator 1998, Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, pasi është kthyer nga Spitali Ushtarak ku kishte bërë një vizitë tek i plagosuri Zenel Neza, ka dalë në ballkonin e PD-së, së bashku me Genc Pollon, Jemin Gjanën etj., dhe para turmës lëshonte thirrje“hakmarrje, hakmarrje… hakmarrje!Fatos Nano jep dorëheqjen menjëherë”.

Pas kësaj thirrjeje, një grup prej 300 deri në 400 persona u nisën drejt institucioneve kryesore të shtetit. Pranë Ministrisë së Brendshme një grup prej 30 deri në 40 persona me në krye Sali Lushën, Dem Dollapin, Cen Doçin dhe të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri e mjete drejt kësaj ministrie.Protestuesit i kanë rrëmbyer automatikun dhe pistoletën efektivit R.Isufi, të cilit i kanë rrezikuar jetën. Gjithashtu, arma iështë rrëmbyer edhe efektivit A. Matoshi dhe K.Koci. Aty u  plagos oficeri Nexhat Biba, i cili kishte zyrën mbi zyrën e ministrit të Brendshëm. Po në datë 13 shtator, gjithashtu iështë vendosur zjarri makinës së kreut të SHIR dhe djegur 5 automjete. Mëpas,këta protestues i janë bashkuar grupit të madh dhe kanë vijuar më tej, duke qëlluar në ajër me armë zjarri si edhe u kanë vënë flakën 12 makinave. Turma ka hyrë në Kryeministri në katin e parë tëgodinës dhe i kanë vënë flakën. Gjatë këtij sulmi ngelën të plagosur zëvendëskomandanti i Gardës, Bashkim Mustafa dhe komandnati i Gardës, Haki Lica. Në protestën e datës 13 shtator është vrarë protestuesi Skënder Kalenja.Prokuroria shpjegon se protestuesit janë tërhequr pas thirrjeve të Pjetër Arbnorit dhe Ridvan Bodes e Ylli Vejsiut.

Në të njëjtën datë protestues të tjerë kanë pushtuar e plaçkiturKomisariatin e Kavajës ku janë rrëmbyer armë. Ndërkohë, edhe të dënuarit e Burgut 313 janë hedhur në revoltë, duke tentuar të shpërthejnë burgun. Revolta është vendosur nën kontroll nga ndërhyrja e repartit Renea. Në këtë ditë, ministri i Rendit, Perikli Teta, nxjerr urdhrin për kalimin në gadishmëri të policisë. Gjatë kësaj dite liderët e 12 partive, pjesë e grupimit Bashkimi për Demokraci, dolën me një deklaratë të përbashkët të drejtuar qeverisë dhe presidentit. Ata kërkuan dorëheqjen e Fatos Nanos, brenda orës 12:00 të datës 14 shtator. Ky vendim iu dërgua presidentit të Republikës, i cili priti disa përfaqësues politikë.

Data 14 shtator…

Në orën 10:00 nisi ceremonia mortore e deputetit Azem Hajdari, Besim Ceres dhe protestuesit Skënder Kalenja, vrarë në datë 13 para Kryeministrisë. Rreth orës 11.30është nisur kortezhi me të tre arkivolet, ku kishte mijëra persona dhe pjesëtarë të familjes së të ndjerëve. Kortezhin e shoqëronin politikanë, intelektualë, gazetarë, ish-policë, ish-ministra, ish-gjyqtarë e ish-prokurorë.

Kur kortezhi po i afrohej Kryeministrisë, në orën 12:00 u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. Aty u grabitën 100 automatikë, mitraloza granata dhe më pas është sulmuar e plaçkitur parlamenti. Kur kortezhi bashkë me arkivolin ka mbërritur pranë Kryeministrisë, grupet e armatosura sulmuan e plaçkitën godinën e saj. Në këtë situatë u plagosën disa ushtarakë të Gardës si Vangjel Ziu, Fatmir Haxhiu, Blendi Sula e të tjerë. Në atë datë, në Spitalin Ushtarak janë dërguar sitë plagosur 30 persona. Më pas, grupet e armatosura kanë marrëdisa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë, KLSH dhe Gjykatën Kushtetuese. I ndodhur në këtë situatë, ministri i Rendit ka urdhëruar daljen nga Garda të 7 tankeve dhe tre autoblindave.

Kur mjetet janë afruar për të tërhequr trupat e ushtarakëve të plagosur turma ka vendosur nën kontroll edhe tanket, duke rrëmbyer 3 prej tyre dhe një autoblind. Mjetet e tjera janë kthyer në repartin e Gardës. Kryengritësit pas kësaj kanë pushtuar Televizionin Publik Shqiptar. Në orën 13.00 deri në orën 19:00, TVSH është mbajtur nën kontrollin e turmës dhe të personave të armatosur. Tëpandehurit si Ekrem Spahia, Alfons Zeneli, Antoneta Malja, Izet Haxhia, Dem Dollapi e të tjerë kanë bërë thirrje se gjithçka ishte në duart e tyre, dhe se ato ishin minutat e fundit, pasi qeveria do të jepte dorëheqjen. Persona të tjerë të armatosur, mes tyre Frrok Gjini, Hysni Gjyrici kanë hequr flamurin kombëtar të RTSH dhe në vend të tij kanë vendosur flamurin e Partisë Demokratike.

Në të njëjtën ditë, grupet e armatosura dogjën e plaçkitën dyqane e lokale private, por edhe institucionet shtetërore. Të vetmet ministri në tëcilat turma nuk hyri dot ishin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit. Policia mundi të dalë në Tiranë rreth orës 16:00, kur së bashku me forcat speciale mori nën ruajtje bizneset e tjera dhe rivendosi nën kontroll një pjesë të institucioneve të pushtuara. RTSH u mor nga policia në orën 19:00 tësë njëjtës ditë, vetëm pasi prej andej u larguan të dyshuarit Kliton Dobrani, Shemsi Prençi, Izet Haxhia dhe Ekrem Spahia, të cilët më pas u bënë pjesë e dosjeve hetimore të 14 shtatorit. Të gjithë të dyshuarit u mbajtën në paraburgim dhe pas djegies së afateve ata u lanë nën arrest shtëpiak.(Gazeta Si) 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë