Dosja 'Partizani' drejt gjykimit/ Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë

Berisha sulmoi SPAK sot në konferencën me gazetarët pas mbylljes zyrtare të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizanit. Më tej Berisha lajmëroi bashkimin me Metën për listën e zgjedhjeve në 2025.

Në ‘Repolitix’, Edvin Kulluri tha për Denis Mingën se ish kryeministri ka bërë faull me sulmet ndaj SPAK dhe SHBA-së. Ndërsa bëri ironi pasi tregoi luftën e familjes së tij për marrjen e pronave në Dukat të Vlorës, që ende nuk  i ka marrë ndryshe nga Malltezi që u bë milioner me 120 m2.

'Opozita është shumë më e madhe se Rithemelimi dhe PD e Berishës. A e përdor Berisha PD-në  apo e kundërta, e gjithë kjo histori nuk ndryshon balancat elektorale. Përplasja e Berishës dhe retorika ndaj SPAK dhe SHBA është faull shumë i rëndë. Përplasje e gabuar sepse tregon mungesë koherencë. Numri i zyrtarëve në hetim të mazhorancës është dhjetra fish më i lartë. Këtu kemi vetëm rastin e Berishës dhe Malltezit. Ajo që këtu nuk shkon është kjo lloj retorike, nëse ti diskuton ndikimin që ka nga mazhoranca për çështjen Partizani, mund ta themi.

Unë jam akoma në gjykatë nuk kam marr gjë. Që në 96, im atë e ka nisur 50 e ca vjeç, sot është 85 vjeç, jemi 500 vjet në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë. Këta me një pronë sa oborri im u bën milionerë. Nuk ka patur njeri më të mbështetur nga SHBA se Berisha në 30 vjet. Berisha ka abuzuar me këtë mbështetje. Në emër të anti komunizmit. Në 2005 që asistenca që patëm në kompanitë lobues dhe të marketingut ishin të lidhura me SHBA. Ligji duhet ti godasi të gjithë. Disa çështje si ajo e Portit të Sarandës apo inceneratorëve SPAK ka tregua ngathtësi. Për këtë çështje në SHBA kanë shumë të shqetësuar. Është normale që qeveria të ndikojë në SPAK, normale që edhe opozita të ndikojë në SPAK, jemi vendi i vogël.'

Analisti Plator Nesturi vuri në dukje qëndrimet pro SPAK të atyre deputetëve që u bashkuan me Berishën një vit më parë, që sipas tij është hipokrizi.

'Deklarata e parë që çështja ime e shkëputur nga PD. Nëse tërheq nga pas edhe partinë, do sillte në aspektin elektoral, një harakiri politik. Do vendoste në pozicion të vështirë edhe shumë figura të PD aty. Në qëndrimet në debatet televizive, një pjesë kanë mbajtur qëndrim ndryshe. Duke thënë më ke dëgjuar duke sulmuar SPAK. Ky qëndrim hipokrit, me SPAK nuk mund të luhet, është i pacenueshëm. Nuk mund të mbash këtë qëndrim kur është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA. Kanë kontribuar jo vetëm financiarisht. Ndryshimi ka të bëjë me strukturën.'

Juristi Neritan Alibali mendon se Berisha do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg, ndërsa SPAK sipas tij është prokurori por fjalën kryesore e ka gjykata. SPAK duhet lënë e qetë në punën e saj pa presion.

'Që në fillim Berisha ka bërë betejë politike me SPAK. Ndoshta është taktikë e mbrojtjes. Avokatët janë marrë me gabimet dhe defektet që gjykata ka bërë për të vërtetuar në Strasburg shkeljet e një procesi gjyqësor. Kam përshtypjen që ka një perceptim të gabuar për SPAK. SPAK është prokurori, dyshimin e arsyeshëm duhet ta zbulojë. Është gjykata që vendos. Gabim të thuhet që SPAK po lufton korrupsionin. Është reminishencë. Opinionin kur flet SPAK po lufton korrupsionin e di që po të vuri prangat SPAK je i mbaruar. Kjo çështje e Berishës do shkojë në Strasburg. Do e vlerësojë SPAK, nëse Strasburg e pranon që ka pasur një proces të rregullt ligjor.

Të lavdërojmë SPAK dhe të paguajmë dëmshpërblimet që Strasburgu do i jap Berishës dhe të gjithëve nuk shkon. SPAK duhet lënë të punojë, nuk duhet presion as pozitiv as negativ. Janë njerëz. Për sa i përket Berishës, ka thënë që kjo është beteja jonë. Mbështetet tek militantët e vet, gjykimin ndaj SPAK është politik. Ata që duan Berishën nuk duan SPAK dhe anasjelltas. Berisha përpiqet të konsolidojë basenin e vet të votave. Kemi dy grupimeve opozitare, një që mbledh elektoratin pro Berishës dhe një tjetër atë që nuk e do Berishën. Në zgjedhjet e fundit të pakënaqurit me Berishën dhe qeverinë mbetën në shtëpi.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Nesturi: Deputetët që shkuan tek Berisha dhe mbrojnë SPAK-un, hipokritë! Berisha po bën harakiri me luftën ndaj prokurorisë

1727291929_nesturi.png

Analisti Plator Nesturi e shikon si hipokrit qëndrimin e atyre deputetëve që kanë shkuar tek Berisha dhe mbështesin SPAK. Në 'Repolitix', Nesturi shtoi se PD-ja duhet ta kishte aleat SPAK-un kundër korrupsionit dhe krimit. 

'Deklarata e parë që çështja ime e shkëputur nga PD. Nëse tërheq nga pas edhe partinë, do sillte në aspektin elektoral, një harakiri politik. Do vendoste në pozicion të vështirë edhe shumë figura të PD aty. Në qëndrimet në debatet televizive, një pjesë kanë mbajtur qëndrim ndryshe. Duke thënë më ke dëgjuar duke sulmuar SPAK. Ky qëndrim hipokrit, me SPAK nuk mund të luhet, është i pacenueshëm. Nuk mund të mbash këtë qëndrim kur është një investim i drejtpërdrejtë i SHBA. Kanë kontribuar jo vetëm financiarisht.

Ndryshimi ka të bëjë me strukturën. Nuk e kam me individët. Ti e di që ke një proces që ka të bëjë me prokurorë dhe gjykatës. Është shumë i rëndësishëm për mua se sa çështja Berisha. Çështja e strukturës dhe besueshmërisë është çështje më e rëndësishme. PD po shkon në një lloj harakiri. Edhe politikisht duhet ta kishte aleat SPAK kundër korrupsionit dhe krimit.  Çështja e korrupsionit, pjesa më e madhe e ministrave që kanë abuzuar, pavarësisht se janë të parashkruar mund të kishim parë dhe thagma të tjera.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament