Dosja/ Prokurori Petrit Hysa dy akuza Klevis Balliut, ja dëshmitarët kundër ish-deputetit të PD për bllokimin e rrugëve

Dosja/ Prokurori Petrit Hysa dy akuza Klevis Balliut, ja dëshmitarët kundër ish-deputetit të PD për bllokimin e rrugëve

TIRANE-Prokurori i Tiranës Petrit Hysa ka vendosur përfundimin e hetimeve për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 9 personave të tjerë, për protesta në kundërshtim me ligjin, kundër projektit të Unazës së Re, në zonën e Astirit. Prokurori Hysa ka njoftuar për përfundimin e hetimeve Balliun, i cili ka qenë aktiv dhe protagonist për rreth një vit në protestat e banorëve të Astirit.

Në shkresën e siguruar nga Shqiptarja.com, Klevis Balliu akuzohet për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, të parashikuara në nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal. Vepra penale e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme dënohet me gjobë gjer në një vit burg.

Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ndërkaq, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Gjithsesi do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse akuzat ndaj Balliut qëndrojnë apo jo.

Prokurori Petrit Hysa thekson se “në datën 25.09.2019, rreth orës 18:15’, është zhvilluar një manifestim i paligjshëm në rrugën ‘Teodor Keko’ pa marrë lejen e organeve kompetente sipas dispozitave ligjore... Nga ana e pjesëmarrësve në manifestimin e paligjshëm është penguar qarkullimi i mjeteve të transportit automobilistik në segmentin rrugor ‘Unaza e Re’, për rreth 60 minuta”.

Dëshmitarët e Prokurorisë së Tiranës për rolin e ish-deputetit të Partisë Demokratike në këtë protestë janë punonjësit e Policisë së Shtetit, Ibrahim Bilali, Durim Zyfi, Shpëtim Rrahmani dhe Florian Zeneli. Këta punonjës kanë dëshmuar se kanë identifikuar Klevis Balliun dhe disa persona të tjerë si pjesëmarrës në këtë protestë. Punonjësit e policisë kanë qenë vendosur në zonën e Astirit përreth një vit, gjatë protestave kundër projektit të Unazës së Re. Dëshmitë e tyre do të përdoren në gjykatë, bashkë edhe me pamje filmike. Ish-deputeti Balliu është shoqëruar disa herë në polici për protesta.

Akuzat ndaj Klevis Balliu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 19/04/2020 08:56

    Plera e Fahrri fshatarë pleres

    Përgjigju
  • Miri: 19/04/2020 01:18

    Fahrri fshatar gerdalla

    Përgjigju
  • Bushi junior: 18/04/2020 21:02

    Ka nevoje per ca dite qe te shijoje sapunin e burgut ky kerriqi i Fahriut, te mesoje se si dyhet te sillet ky kopil.

    Përgjigju
  • qytetari: 18/04/2020 16:49

    Meruni me ujkun plak po ju a majti bytha.. Ky urdherat ka zbatuar..

    Përgjigju
  • Raki muskat: 18/04/2020 15:41

    Fshatari i fshatareve të spiuneve fshatarë të Pogradecit

    Përgjigju
  • edi: 18/04/2020 15:30

    Futeni brenda Idiotin fshatar qe derdellis tere diten Leje brenda ,ta dreqose Coron -Virus

    Përgjigju
  • Fahrri Spiuni: 18/04/2020 15:20

    Ore sa here të kam thënë mos dalesh i pari tu vesh gjoksin ketyre puneve por të hash bukë në fshehtesi siç hengra unë për 50 vjet?! Ky sikur nuk eshte im bir..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet