Dosja Xhisiela/ Gjykata pushon padinë e Ballës ndaj Bashës, oficerit që kërkoi azil dhe gazetarit

Dosja Xhisiela/ Gjykata pushon padinë e Ballës ndaj Bashës, oficerit që kërkoi azil dhe gazetarit

Taulant Balla dhe Lulzim Basha

TIRANE-Gjykata ka pushuar procedimin penal kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha, oficerit të policisë Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basir Çollaku. Ata u akuzuan nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla për kallëzim të rremë për çështjen Xhisiela rreth një vit më parë. Pushimi i çështjes u kërkua nga Prokuroria, ndërkohë që vendimi është marrë nga Gjykata me datë 18 shtator.

Por si ndodhi ngjarja? Taulant Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendonte asokohe se (në datë 21 korrik të vitit të kaluar) është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzonte se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohej aspak episodit të 21 korrikut.

Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kishin kontaktuar nëpërmjet What’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë (deklarata para një viti) këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

Pas denoncimit të tij, opozita sulmoi kryetarin e grupit të PS duke e akuzuar se mbrojti djalin e deputetit të Krujës, por Taulant Balla i kallëzoi penalisht për tre vepra penale. Në datë 12 tetor të vitit të kaluar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e kryeqytetit për rreth 25 minuta pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut, por gjykata vendosi pushimin e cështjes një vit më pas duke e mbyllur dosjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/10/2019 19:21

    Ky vendim deshmon mire qe prokuroria & gjykatat jane te kapura nga dyshja,krimineli Berisha & hajduti Meta,pa y kryer vetingu kot lodhen socialistat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap