DOSJA/ 5 episodet ku u kapën 219 klandestinë! Përgjimet që fundosën trafikantët e refugjatëve nga Lindja e Mesme përmes Shqipërisë drejt Italisë e Greqisë: Nxirri lekët, t'ju çojmë në Tiranë

DOSJA/ 5 episodet ku u kapën 219 klandestinë! Përgjimet që fundosën trafikantët e refugjatëve nga Lindja e Mesme përmes Shqipërisë drejt Italisë e Greqisë: Nxirri lekët, t'ju çojmë në Tiranë

Anija Velerie që trafikoheshin klandestinët

Report Tv ka zbardhur dosjen e trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Arrestimi i 25 personave është bërë pas zbulimit të përfshirjes së tyre në skemën e trafikut të klandestinëve përmes përgjimeve. Gazetari Arsen Rusta raporton se ne dosjen e prokurorisë ka disa përgjime dhe episode të dokumentuar që trafikantët kërkonin mes njëri-tjetrit favore për të marrë grupe njerëzish dhe transportin e tyre drejt Leçes së Italisë. Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, mes të cilëve 25 nga SPAK të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë.

Report Tv ka zbardhur edhe 5 episode të dokumentuara në dosjen e SPAK, ku gjithsej janë kapur 219 emigrantë nga Lindja e mesme. Konkretisht rastet janë:

6 dhjetor 2020:  Në Gjirokastër kapen 4 shtetas sirianë në afërsi të rrjedhjes së lumit Drino. Ata kishin ardhur nga Greqia në Shqipëri dhe do të dërgoheshin  në Vlorë që më pas të shkoni drejt Italisë.

12 dhjetor 2020: Kapen 28 emigrantë nga Lindja e Mesme, në qytetin e Fierit të strehuar në ambientet e një magazine

8 janar 2021: Ndalohen 52 persona sirianë, irakianë dhe egjiptian, në një skaf që kishte rrezik përmbytje në gjykëderdhjen e lumit të Vlorës. Emigrantët kishin pësuar shenja djegie nga reaksioni që krijohej mes bashkimit të  ujit të detit dhe benzinë së derdhur në mjetin lundrues.

1 gusht 2021: Në brigjet e Leçes u kapen 120 emigrante arabë që ishin nisur nga Saranda me anije Velerie që kishte flamur turk

1 tetor 2021: Në gadishullin e Karaburunit, në "Gjirin e Bristanit"  janë kapur 14 egjiptian dhe 1 pakistanez në pritej për t'u nisur drejt Italisë.

Në një nga përgjimet e zbardhura është një nga trafikantët Fatjon Koçllari dhe bashkëjetuesja e tij Kristina Sako që flasin me një emigrant që të lidhet me Muhamedin dhe të bëjë gati paratë në të kundërt nuk vjen dot në Tiranë, ndërkohë që biseda zhvillohet në anglisht. Egjiptiani Muhamet Sherif, është kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve.

Kristina Sako:Ali fole me Muhamedin për lektët

Emigranti: nuk të kuptoj

Kristina Sako : Dëgjo shko fol me Muhametin dhe bëj gati lekët pasi po nuk i pate nuk vjen dot në Tiranë

Emigranti: Nga je ti?

Kristina Sako : Unë jam nga Shqipëria dhe do të pres ty në Tiranë. kur të vish këtu na duhen paratë

Emigranti:Sa kushton?

Kristina Sako : 200 euro për peson, 800 eruo për të gjithë ju

Emigranti: nuk i kemi aq lekë

Kristina Sako : Atëherë nuk vjen dot në Tiranë, nuk hyn dot në hotel, por kthehesh mbrapsht në Korçë

Ndërsa në një përgjim tjetër Fatjon Koçllari flet me Thoma Sakon për vonesën e mbërritjes së fugonin te klandestinë në Elbasan. Ata thonë që pasi të mbërrijnë t'i fshehim nëpër shkurre gjatë natës dhe në mëngjes i nxirrin sërish për t'i transportuar drejt Gjirokastrës

Fatjon Koçllari: Hë mo Thome ku je, tani më morën janë vonuar se njëri ka thyer këmbës apo i ka kafshuar qeni se di, do i marrësh në mëngjes

Thoma Sako: Do i fus në ndonjë shkurre atje dhe në mëngjes i ke gati t'i nxjerr te karburanti.

2 ditë më parë institucionet ligjzbatuese në Greqi-Shqipëri dhe Itali njoftuan e përmes një operacioni të përbashkët kanë shkatërruar katër grupe kriminale që trafikonin klandestinë. Ato kanë njoftuar se kanë ekzekutuar 47 masa arresti. Në vendin tonë, SPAK ka kërkuar prangosjen e 25 personave si pjesë e këtyre grupeve që trafikonin klandestinë kundrejt pagesës. Grupi përbëhej nga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq. Hetimet janë kryer nga SPAK në Shqipëri, nën drejtimin e prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prenci. Ndërasa në Itali nga antimafia e Prokurorisë së Lecces dhe në Greqi nga Prokuroria e Përgjithshme në Athinë me koordinimin e EUROJUST dhe ndihmën e EUROPOL. Kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve është egjiptiani Muhamet Sherif, ndërsa një iranian i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në Sarandë. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Koseoglu është kapur në qytetin bregdetar.

Të arrestuarit në Shqipëri
Në Shqipëri janë arrestuar 18 persona ndërsa më konkretisht bëhet fjalë për: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Si funksiononte grupi kriminal
Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi). Personat kontrobandoheshin nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vendet e tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

30 episode kontrabandimi të 1,120 personave
Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1,120 emigrantëve. Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të këtij operacioni, janë ndaluar pesë persona në Vlorë të cilët më pas janë shoqëruar nga policia drejt Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Përgjimet/ 21 egjiptianë u strehuan tek shtëpia e Petrit Pashajt, gjurmët e njëri prej të arrestuarve u zbuluan nga qesja e duhanit

Report Tv ka zbardhur dosjen hetimore për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Sipas dosjes hetimore, thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar 21 egjiptianë në godinën në pronësi të tij, një objekt tre katësh në lagjen “Osman Haxhiu”. Sipas dosjes në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur komunikime me bashkëpunëtorët e tij me pseudonimet “Shellira” që rezulton të jetë Indrit Hita, “Underi”, “Tusha”, dhe “Kacole” që përdorej nga Enjad Myrtaj. Indrit Hita u arrestua nga policia, pasi në shtëpinë ku u gjetën emigrantët u gjet një qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku u zbuluan gjurmët e tij.

Pjesë nga dosja

Roland Ramadani: Muhabeti është që ja i morën, kush do i hipi asaj tjetrës
Indrit Hita: Po të shikoj mos ka furgonin o vlla po në orën 2 kush do hipi te tjetra
Roland Ramadani: Në rregull
Indrit Hita: Po ka një sharron dhe një këshu o lla, merr sharonin dhe një opel Zafira ose atë ose tjetrën, ose të dyja, se një e kemi
Roland Ramadani: Po një e kemi

Me datë 4 qershor 2020, Indrit Hita flet me dikë në telefon dhe e pyet nëse ka ndonjë shenjë nga Petriti dhe ai i thotë se Petritin e ka arrestuar policia. Me datë 11 Korrik ai flet me një person në telefon dhe i kërkon si do ia bëjnë pasi njerëzit kanë ngelur në mes të katër rrugëve me gjërat e tyre në duar. Në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjyptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë. Më datë 5 Korrik 2020, Hita komunikon me Petrit Pashajn tashmë i arrestuar nga policia.

Indrit Hita: Më kupton Indritin dhe atë do vi ta sqaroj gojarisht unë jo të vej në burg jo mos të vej në burg unë të nxora për tre minuta ty do dërgoj ty në burg unë
Petrit Pashaj: Më kupton se kshu tha ai

Ora 15:26
Përgjimet mes trafikantëve të sirianëve: O rrush shko merr 4 krushq,  mos harro lekët  

Soran Saber pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë.  Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë.  Në përgjimin e bisedave mes tyre ata përmes kodeve thonë se kanë 4 krushq, duke iu referuar refugjatëve, që duhet të marrin, ndërsa përmendin edhe shumat që do u marrin

Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.

Biseda në 14 Dhjetor 2020

Fatjon Koçllari: Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë.

Transportuesi: Sa lekë?

Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ca të them unë, se i ka lonë njoni aty

Transportuesi: Ok, maksumimi një orë jam aty, mos e vra mendjen

Biseda e dytë në 14 Dhjetor 2020

Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?

Transportuesi: Ku janë ata?

Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër)

Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them

Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre

Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem

Fatjon Koçllari: Hë ai i pe?

Transportuesi: I pashë, i pashë

Fatjon Koçllari: Hajde pra

Transportuesi: Janë katër këto, 4

Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë

Transportuesi: Tre pra janë

Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër)

Ora 14:24
Përgjimet/ Me 4 sirianë në furgon, shoferi ngatërron rrugën, trafikanti: Aman se na more më qafë, na bëre gropën

Fatjon Koçllari  dhe Rudin Shkrela, të dy të arrestuar si pjesë e trafikut të klandestinëve  kanë komunikuar mes tyre ne dhjetor të 2020, për transportin e  4 klandestinëve  sirianë nga Korça drejt Tiranës kundrejt shumës 1200 Euro. Sirianët janë marrë nga Turqia, në Greqi dhe më pas janë çuar në Bilisht të Korçës.  Më pas ata janë marrë nga një fugon  për t'i çuar në Tiranë. Transportuesi i tyre, Rudin Shkrela ka ngatërruar rrugën që duhet të ndiqte dhe kjo ka shkaktuar panik te trafikanti tjetër Fatjon Koçllari.

Biseda telefonike me dy trafikanëtve:

Trafikanti 1: Ja vila nje sek se po vete ta marr une ate cunin se ka ngatërruar rrugën ai vila, se spo Trafikanti 2: Mire o zemer mire po te iken me fute ne grope se kam per ti nis leke une atij

Trafikanti 1: Dhe unë grop jam, ja ja se iki une direkt,po cti beje se ka ngaterru rrugën ai

Trafikanti 2: Aman se na more ne qafe o zemer ta kisha dite kisha nis tjetër.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim

Lufta/ Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë javë: Pasiguri e rëndë ushqimore për popullsinë në Gaza, duhet armëpushim