Dosjet '339' e '184', Marku: Momenti për t'u zgjidhur, përgjimet nuk janë indicie por mjet për kërkim prove

Ditën e sotme në Kuvend ka qenë e pranishme Kryeprokuroria, Arta Marku, e cila ka paraqitur “Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018”.

Pas prezantimit të raportit të organit të Akuzës për vitin 2018, prokurorja e Përgjithshme, Kryeprokuroruja Arta Marku u ka bërë thirrje nga Kuvendi prokurorëve që të mbyllin sa më shpejt hetimet për dosjet 339 dhe 184 dhe t’i dërgojnë në gjykatë për të nxjerrë para drejtësisë autorët. Nga Kuvendi, ku prezantoi raportin për vitin 2018, Marku tha se këto çështje duhen zgjidhur, pasi ka ardhur momenti.

Ka ardhur koha që hetimet për dosjet 339 & 184 të mbyllen dhe autorët të dalin para drejtësisë. Kështu i është përgjigjur Kryeprokurorja Arta Marku pyetjes së deputetëve në sallën e Kuvendit, lidhur me dy nga dosjet që kanë futur në krizë të thellë politikën shqiptare.

Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, ka thënë Marku.

Pas  prezantimit të raportit, ka ndërhyrë  deputeti Myslim Murrizi i cili ka komentuar “Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018” ku ka folur edhe për përgjimet e reja të publikuara nga Bild.

Pas komenteve të Murrizit fjalën e ka marrë përsëri Arta Marku, e cila i është përgjigjur shkurt Murrizit .

"Përgjimet nuk janë indicie por një mjet për kërkimin e provës...unë jam për të raportuar mbi punën e Prokurorisë"  ka thënë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prokurori: 20/06/2019 14:09

    Po supozojme zonja Arta qe eshte kshu si thua (dhe ashtu eshte ne fakt per pergjimet qe nuk prova por mjet per proven) sa prokurore kane terhequr zvarre njerez neper gjygje pa asnje prove vetem me pergjime. Tani po kujtohet kjo prokurori te na kujtoje qe jane thjesht indicie. Kerko falje (e cbej ate qe eshte bere) per cdo prokuror qe te vetmen fjale ne gjygj e ka "ka pergjime", e me pas dil e bej moral politik. Skutha e maskarenj qe fshihen pas kollares pa perjashtuar asnje pale.

    Përgjigju
  • Tironsi: 20/06/2019 13:12

    Po' ik moj se ke dalur ne kuvendt sikur po' dilje nga spirali psijatrik i 5 po' ik ti flet si drejruese e PS Jo sipas ligjit, jeni bere per tu qeshur dhe nga veshgjatet pi ik si doli boja dhe Prokurorise me keq se politikes

    Përgjigju
  • Labi: 20/06/2019 13:00

    Kjo kukulla paska vshur kostumin e rilindjes

    Përgjigju
  • Dy gishtat ne b.: 20/06/2019 12:34

    Edhe derri, me fal, jo eshte e sakte, edhe derri e di se keto regjistrime edhe pse te paligjeshme, por bravo, kane qene "dosjet epresionit" te mutes e sales per Ramen, ndryshe do ti kishte nxjerr Dhalla me pare. Nje gje me ben me shume me Ramen, se deri tek kjo shkelje kane arritur, pra tek Vjedhja eshte i paster. Prandaj si popull nuk mund te me thoni "Ai i keqi ka vjedhur vota, ne PD e LSI kete nuk e kemi bere kurre".. E di cfare?, shume mire e ka bere , se imagjinoni te lihej LSI me 4 deputet e me 30 zv. Ministra ta bente shtetin si e beri 4 vjetshin e pare dhe te 2 te PD, me presion se do rrezohej qeveria ... Por sic thashe ne fillim , ketu ka me keq k*** se derri...

    Përgjigju
  • Tironsi: 20/06/2019 12:24

    O Prokurore e devollshme dhe e betuar e PS, kur behet fjale per kurvat e PS pergjimet nuk jane prova, per te tjeret qe nuk kan lidhje me PS pergjimet jane provat te torta, po' ik o antare e PS se ti nuk po' zbaton ligjin vetem zbaton urdherat e Partise Socialiste, vencenarisht Rames apo Manja qe ka qene ndermjetesi per kete pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij