Dosjet e oligarkëve: Abramovich financoi fshehurazi një tjetër klub kur kishte në pronësi Chelsea-n

Dosjet e oligarkëve: Abramovich financoi fshehurazi një tjetër klub kur kishte në pronësi Chelsea-n

Roman Abramovich, ish-presidenti i Chelsea

Biznesmeni miliarder rus, Roman Abramovich financoi fshehurazi marrjen e një klubi në nivelin e lartë holandez të futbollit (Vitesse), të cilin ai e ka mbështetur financiarisht për vite me rradhë, ndërsa ai zotëronte klubin britanik të futbollit Chelsea, sipas dokumenteve të zbuluara.

Dy hetime nga Federata Holandeze e Futbollit nuk kishin arritur të zbulonin ndonjë lidhje financiare midis Abramovich dhe klubit Vitesse, duke arritur në përfundimin se oligarku rus nuk kishte asnjë ndikim menaxhues mbi klubin holandez. Të dy ish-pronarët e Vitesse në atë kohë, kishin mohuar vazhdimisht se oligarku kishte qenë i përfshirë në financimin e klubit holandez.

Zbulime të reja kanë dalë në dritë përmes dosjeve 'Oligarch', një skedar të dhënash nga ofruesi i shërbimeve  me bazë në Qipro, MeritServus. Dokumentet, të cilat u shqyrtuan nga "The Guardian" dhe Byroja e Gazetarisë Hulumtuese, duket se zbulojnë për herë të parë financimin e fshehtë prej të paktën 117 milionë eurosh të dhëna nga Abramovich për Vitesse. 

Paratë duket se kanë lëvizur përmes një sërë subjektesh drejt parajsave tatimore të errëta, në parajsa fiskale.

Në momentin e blerjes në vitin 2010, kishte dyshime për lidhje me Chelsean. Vitesse përfundimisht kaloi në duart e biznesmenit gjeorgjian Merab Jordania, i cili e kishte përshkruar Abramovich si "mikun" e tij në konferencën e parë për shtyp. Tani Merab Jordania mohon që oligarku të ketë pasur përfshirjen më të vogël administrative. 

Dyshimet u shtuan pasi Chelsea përdori këtë si një klub partner për të dërguar lojtarë që nuk ishin gati për Premier Leaguen angleze për të fituar përvojë në Eredivisie holandeze. Shumë lojtarë të Chelseat luajtën për Vitesse në formë huazimi gjatë viteve 2010. Emrat më të shquar janë, serbi Nemanja Matic dhe ylli aktual i Chelseat dhe Anglisë, Mason Mount, i cili luajti për Vitesse në sezonin 2017-18. Edhe shqiptari Armando Broja mori përvojë në Holandë me Vitesse.

Pyetje të tjera u ngritën pasi Jordania u largua në 2013 dhe një tjetër bashkëpunëtor i Abramovich, biznesmeni rus Alexander Chigirinsky, mori detyrën. Vitesse dhe Jordania zbuluan në atë kohë se Chigirinsky ishte përfshirë financiarisht me klubin që nga marrja në dorëzim në vitin 2010.

Në prill 2014, Jordania thuhet se pretendoi se Chelsea ishte përfshirë me të vërtetë, duke penguar Vitesse të nënshkruante me lojtarë dhe të fitonte Eredivisie për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, sepse "Londra nuk e donte këtë". Ai më vonë tërhoqi komentet e tij dhe që atëherë ka këmbëngulur se pretendimi është i pavërtetë.

Zbulimet kishin nxitur hetimin e dytë të KNVB (Federata e Holandës), e cili arriti në përfundimin se "nuk ka asnjë provë që Chelsea të ketë një fjalë në politikën e Vitesse".

Rregullat e UEFA-s diktojnë që klubet konkurruese duhet të menaxhohen dhe të zotërohen nga persona ose subjekte të ndryshme për të siguruar integritetin e garave. Sipas rregulloreve “asnjë person fizik apo juridik nuk mund të kontrollojë apo ushtrojë ndikim mbi më shumë se një klub që merr pjesë në një kompeticion klubesh të UEFA-s”.

Vëllimi i dokumenteve të zbuluara tregon se Abramovich financoi shpenzimet e Vitesse me një seri kredish në total të paktën 117 milionë eurosh deri në fund të 2015. Ky ishte një "injeksion" i madh financiar për Vitesse, xhiroja totale e së cilës në periudhën 2014-15 ishte 14 milionë euro.

Abramovich bleu Chelsean në vitin 2003. Miliarderi rus i naftës dhe gazit investoi një total prej 2 miliardë paundësh në klub për të nënshkruar me lojtarë të klasit botëror. Skuadra arriti sukses të paparë dhe fitoi dy herë Champions League. Abramovich përfundimisht u detyrua të shesë Chelsean vitin e kaluar pasi sanksionet u vendosën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Hetimi i parë nga KNVB në 2010 deklaroi se Marindale Trading kishte lehtësuar financimin e marrjes së Vitesse nga Jordania. U vu re se kishte një lidhje të mundshme me Chigirinsky, por nuk kishte asnjë provë të padiskutueshme të ndikimit të mundshëm menaxherial nga Abramovich.

Dosjet e 'Oligark' hedhin më shumë dritë mbi këto lëvizje. Ata nuk tregojnë nëse Abramovich ose klubi i tij kishte ndonjë ndikim mbi Vitesse, por sugjerojnë se ai i dha fonde të konsiderueshme klubit.

Skema e financimit

Marrëveshjet e huasë dhe dokumentet e tjera konfirmojnë se Marindale Trading, një kompani e deklaruar kohët e fundit pronësi të Chigirinsky, financoi blerjen e klubit. Duket gjithashtu se vetë 'Marindale' kishte marrë një sërë kredish shumë milionëshe, të cilat kanalizoheshin nëpërmjet subjekteve në “parajsa fiskale” të ndryshme. Huatë duket se në fund të fundit vijnë nga Abramovich.

Pasi Jordania u largua dhe Tsygirinsky mori skuadrën, të dhënat tregojnë se i njëjti model vazhdoi deri në vitin 2015. Tsygirinsky qëndroi në krye të Vitesse deri në maj 2018 dhe më pas shiti klubin. 

Në përgjigje të pyetjeve nga The Guardian, Jordania pohoi se Abramovich dhe Chigirinsky ishin "miqtë e tij të mirë" dhe pranoi se të dy i kishin dhënë para hua kur i duheshin për Vitesse. “Kjo është e vërtetë, po. Ishte sipërmarrja ime personale dhe ata më mbështetën shumë kur bleva klubin me fondet e mia dhe më pas, kur fillova sipërmarrjen dhe ndonjëherë paratë nuk mjaftonin, përdora para nga miqtë e mi, kryesisht Roman Abramovich dhe Chigirinsky".

Një zëdhënës i Vitesse tha se ndërmjet viteve 2010 dhe 2016 skuadra ka marrë hua nga Marindale Trading në vlerë prej 136.6 milionë euro. "Vitesse nuk ka absolutisht asnjë njohuri për ndonjë hua midis kompanive në pronësi të ... Chigirinsky dhe z. Abramovich." Përfaqësuesit e klubit "nuk ishin në dijeni", thanë ata, për ndonjë financim nga Abramovich.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla