Doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve +16 vjeç, nesër vendos Komiteti Ekspertëve! Ministria e Shëndetësie: Nesër nis aplikimi i vaksinës kundër gripit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi ditën e sotme Shkodrën, në kuadër të një aktiviteti kushtuar “tetorit rozë”, muajit të sensibilizimit të kancerit të gjirit, nga ku edhe foli lidhur me pandeminë edhe vaksinimin masiv kundër COVID-19.

Ajo lajmëroi se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të diskutojnë lidhur me marrjen e dozës së tretë të vaksinës nga një kategori e veçantë, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 dhe 12 vjeç.

“Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ajo.

Duke theksuar se në këto kohë covidiane vaksinimi është arma jonë e vetme për të mposhtur pandemisë, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat të cilat po qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të miratuara nga EMA, FDA apo OBSH. Ndërsa ka shuar të gjtiha dyshimet se vaksinat kineze janë të skaduara. 

“Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, janë të aprovuara nga strukturat ndërkombëtare, siç janë EMA, FDA ose OBSH, e cila ka certifikuar koronavac. Të gjitha janë të kontrolluara të verifikuara, edhe për afatet e përdorimit të tyre, ndaj i garantoj qytetarëve që vaksinat janë të certifikuara.”, shtoi ajo.

Lidhur me “tetorin rozë” ajo i bëri thirrje çdo gruaje mbi 45-vjeç, që përmes mamografisë së re të Shkodrës të bëjë kontrollin e saj në mënyrë që të bëhet diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.

 “Shkodra ka mamografinë e re, ndaj jam sot këtu, për një seri investimesh që kemi bërë. Jam shumë e kënaqur që vij në një aktivitet të tillë lidhur me tetorin rozë të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, për të bërë një apel për çdo grua mbi 45 vjeç të kryejë ekzaminimin përmes mamografisë. Në të gjithë spitalet rajonale kemi investuar për të plotësuar nevojat, në mënyrë që qytetarëve t’i jepet mundësia të kryejnë diagnostikimin e hershëm, pasi shpëton jetë.”, u shpreh ministria.

Lidhur me programin e vaksinimit te gripit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Një betejë në gjithë këtë luftë është edhe beteja kundër gripit sezonal. Fillojmë vaksinimin nga dita e nesërme dhe në vijim për stafet mjekësore, duke vijuar me popullatën që do të vaksinohet për gripin për të siguruar mbrojtjen e shëndetit” 

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori