Drafti/ BE vlerëson reformat në Shqipëri, por s'ka datë për konferencën

TIRANË- Këshilli i BE ka dalë me një draft mbi ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Shqipëria është vlersuar për ecurinë e reformave, megjithtë është theksuar se ende nevojitet shumë punë për të arritur në përcaktimin e një një date se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare.

Këshilli shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në realizimin e reformave dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, por thekson se është me rëndësi thelbësore funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nevoja për dialog politik konsiderohet gjithashtu një faktor i rëndësishëm.

“Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend ka nevojë të forcohet më tej, veçanërisht në reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Transparenca e financimit të partive politike gjithashtu duhet të sigurohet”, thuhet në draft.

Vlerësime ka dhe për punën për Reformën në Drejtësi.

“Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë këtu zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, ku u finalizua krijimi i strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

B.K./S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore; 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento

Komente

  • Zeqo: 30/11/2020 17:33

    Shkruani te verteten boll e devijuat! Nuk celen negociatat se nuk u plotesuan kushtet por ju jeni te gjithe politikanet qe nga Meta, Luli, Rama e deri tek te gjithe gjykatesit e prokuroret e cdo lloj administrate. Turp tju vij o plera.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Edhe pse Basha prej vitesh kryetar, demokratët besnikë të Berishës! 88% pro kandidimit të tij më 25 prill