Drafti i PS fut Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, në pikëpyetje statusi i Marsida Xhaferllarit 

Drafti i PS fut Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, në pikëpyetje statusi i Marsida Xhaferllarit 

TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste, i cili ndryshon mënyrën e betimit të magjistratëve, duke evituar kësisoj bllokadën e Presidentit, nëse miratohet nga Kuvendi, passjell automatikisht ndryshime në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Konretisht, neni 2 i draftit të mazhorancës mundëson që Arta Vorpsi të fillojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në të njëjtën kohë në pikëpyetje statusin e anëtares Marsida Xhaferllari. Sipas nenit 2, “gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji”, konkretisht të bëjë betimin në formë të shkruar dhe t’ia dërgoojë atë Presidentit të Republikës. Statusi ligjor aktual i zonjës Arta Vorpi përkon me nenin 2 të këtij ligji. 

Arta Vorpi është shpallur e emëruar si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të pikës 4, të nenit 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në kushtet kur Presidenti Ilir Meta nuk ushtroi të drejtën e tij për të emëruar brenda afatit 30-ditësh një nga tre kandidatët e listuar nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi. Sipas kësaj pike, Presidenti emëron brenda 30 ditëve njërin nga tre kandidatët, në të kundërt, pas këtij afati, kandidati i renditur i pari konsiderohet i emëruar. Me përfundimin e këtij afati, në Fletoren Zyrtare, u botua lista me kandidatët e KED për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, duke zyrtarizuar emërimin e Arta Vorpsit, e renditur e para. Por, që niste detyrën, Arta Vorpsi duhej të bënte betimin para Metës. 

Në kushtet kur Meta nuk e ftoi për të bërë betimin, Arta Vorpsi u betua tek noteri, veprim i cili nuk parashikohet shprehimisht në ligjet shqiptare, ndonëse është legjitimuar si precedent nga Komisioni i Venecias. Për këtë arsye, edhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila ushtron kompetencat e kryetares, nuk e njohu Arta Voprsin si anëtare. Por, me hyrjen në fuqi të nismës së re ligjore, Arta Voprsi mund të bëjë betimin në formën e shkrua dhe t’ia nisë Presidentit Meta. Ky veprim i thjeshtë e bën Arta Vorpsin automatikisht anëtare të ligjshme të Gjykatës Kushtetuese, duke e detyruar Vitore Tushën t’i hapë derën e gjykatës.  

Nga ana tjetër, betimi i shkruar i Arta Vorpsit, në bazë të ligjit të ri, detyron Vitoren Tushën të largojë Marsida Xhaferllarin nga Gjykata Kushtetuese, e emëruar nga Presidenti Ilir Meta në vendin vakant që është plotësuar automatikisht nga Arta Vorpsi. Pas përfundimit të afatit 30 ditor, afat i cili bëri automatikisht Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta emëroi në të njëjtin pozicion Marsida Xhaferllarin, e renditura e katërta nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi. Kuvendi ka miratuar një rezolutë, përmes të cilës njeh vetëm Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por ana tjetër në këtë karrige ulet Marsida Xhaferllari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir meta me bllok në dor: 11/12/2019 08:51

    Ilir qelbësira me bllok në dor 700.000 euro me një dor në çdo hap të tij del bllof. Ky hajdut fundërrin var misi Shqipris mendon se do dali pa lagur nga pislliqet pa fund që ka bër. Ky se kupton se është i trash që s'ka shpëtim nga burgu.PTY RAC E PISËT.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 10/12/2019 20:59

    Meta Monika familje me qelbur ne bote familje shk**dhatash

    Përgjigju
  • nino: 10/12/2019 20:39

    Eshte i vetemi president ne bote hajdut i thesarit te shtetit, Like FLORIRI vendin e ke ne burg....

    Përgjigju
  • Ilir kak meta: 10/12/2019 19:28

    O ilir meta po të vjen fundi o fundrrin Reçi po të pret krah hapur o njeri pleh.

    Përgjigju
  • edi: 10/12/2019 17:26

    Haleja qe kerkon drejtesi dhe gjoja mbron rinine Eshte bere i bute i qeshur dhe i dashur , vendime te tilla jane heqja e lekures te ketije bolle qe qelbi Kombin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale