Drafti i Ramës për Asociacionin, Andoni: Problem që nuk kishte transparencë për dokumentin, por reagimi i ashpër i Prishtinës nuk justifikohet

Drafti i Ramës për Asociacionin, Andoni: Problem që nuk kishte transparencë për dokumentin, por reagimi i ashpër i Prishtinës nuk justifikohet

Andoni në lidhje 'skype' për studion e Report TV

Analisti Ben Andoni e cilësoi si një përgjigjie aspak të duhur reagimin e Prishtinës zyrtare sa i takon draft-statutit të propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin në Kosovë. Në një lidhje ‘skype’ për Report TV me gazetarin Arbër Hitaj ai tha se një dokument i tillë duhej të kishte qenë më transparent gjatë kohës që përgatitej.

Ndërsa tha se reagimi i Prishtinës ishte i pajustifikueshëm, analisti tha se vjen si shkak i protagonizmit që Albin Kurti ka në Kosovë ashtu si Rama në Shqipëri.

“Është me të vërtetë jo normale mënyra e përqasjes qoftë në protokoll qoftënë marrëdhëniet mes dy vendve tona. Dokumente të tilla parathuhen, parapërgatiten dhe kanë një lloj transparence sa i përket përgatitjes. Mesa shikoj kjo ka munguar nga Tirana por kjo nuk e justifikon atë reagim të ashpër nga Prishtina. Kur kanë 10 vite që nuk e zgjidhin dot problemin e Asociacionit, një dokument nga Tirana nuk mendoj se është i dëmshëm në këtë rast. Mesa shikoj është kjo pjesa e protagonizmit që në Prishtinë duhet të jetë ai i Kurtit si në Triranë Rama”- tha analisti.

Sa i takon përmbajtjes së draft-statutit të propozuar nga Rama, Andoni tha se fakti që presidenti nuk ka dijeni mbi një dokument të tillë atëherë ka një problem serioziteti në përgatitjen e tij. Ai tha se zgjidhja më ë mirë, do të kishte qenë një draft i hartuar nga ndërkombëtarët por i ofruar përmes Tiranës.

“Nëse këtë dokument nuk e njeh as dokumenti i vendit atëherë ka një problem serioziteti në përgatitjen e dokumentit dhe këtu justifikohet qëndrimi i Prishtinës. Por nuk mund ta paragjykojmë dokumentin sa kohë nuk kemi dijeni. Mendoj më e logjikshmja të jetë një draft i ardhur nga ndërkombëtarët dhe i ofruar përmes Tiranës për shkak se ka marrëdhënie të mira me Prishtinës dhe se Rama ka marrëdhënie të mirë me Vuçiç. Por dersia zyra e presidentit nuk ka pasur asnjë prononcim për këtë rast atëherë unë mendoj se ka një lloj problemi në vetvete si draft”-shtoi Andoni.

Ai theksoi se pavarësisht qëndrimit të pajustifikueshëm të Prishtinës, problemi qëndron tek draft-statuti i hartuar në Tiranë për shkak se nuk ka pasur një dakordësi apo ndërveprim të institucioneve të sigurisë në vend.

Qeveria e Kosovës reagoi ashpër ndaj propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin në veri të Kosovës, duke e quajtur si një dokument me zero rëndësi. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/06/2023 05:02

    /BENI/,qev.kosovare po sillet si /i djeguri/ njehere qe nuk do t'i afrohet me zjarrit.E thene troc:Ata nuk duan asosacion serb ne Kosove te modelit Bosnje,ne fakt,nuk duan kurrefare asosacioni.Tani,nderkombetaret dhe Rama u thone qe /zjarri/eshte kusht i panegociushem,i madh,i vogel,i dobet,i forte,i vertete,apo elektrik,ata u kerkojne kosovareve se duhet te perballen me te,rruge tjeter nuk ka.Problemi ketu qendron qe ky propozim origjinalisht erdhi nga serbet,se dyti nderkombetaret nuk u kane vene kushte serbeve,po u krijua asosacioni qe te respektojne ligjet e Kosoves dhe se treti,nje mungese artikulimi nga ana e Rames.Mund te propozonte nje draft,por minimalisht duhet t'a kishte menduar veten ne vend te /te djegurve/,te merrte parasysh dyshimet e fobite e tyre dhe t'jua kishte treguar,jo t'i trajtonte si femije.Ketej nga jetoj une kane nje shprehje:/Mos fol ne prani time,per mua,sikur une nuk ekzistoj/.C'beri Rama? E beri draftin me te gjithe mendjet e ndritura te botes, qe as e kane idene si logjikon nje ballkanas,pa u konsultuar me asnje nga palet ne konflikt dhe pa u treguar asgje,vajti dhe e shpuri draftin francezve e gjermaneve,a thua se keta jane ata qe do te vendosin ne fund,kur ne fakt cdo gje fillon e mbaron ne Ballkan! Po thane jo ose po kosovaret e serbet,s'ka diplomat bote qe t'ju nderroje radaken.

    Përgjigju
  • Beni: 10/06/2023 21:50

    Jam dakort me ate qe z.Rama duhej te konsultohej me presidenti Begaj dhe me Kurtin.Por kjo nuk eshte kryesore.E rendesishme eshte permbajtja e saj.Te reagosh kunder Rames pa ditur permbajtjen e draftit eshte keqdashje ndaj Rames si person.Pra eshte e kuptueshme se nuk eshte dakort Berisha dhe kete qendrim e mbajne edhe sherbetoret e tij ne Shqiperi e Kosove.Te perdoret nje situate e tille per politike eshte armiqesore. Duhet gjetur nje zgjidhje afatgjate,qe Kosova te jete e qete.Duhen diskutue te gjitha varjantet deri edhe ne tabune e shkembimit te teritoreve.Askush te mos kete frike te jap mendime,per nje zgjidhje afatgjate,por e miratuar nga komuniteti nderkombetar e vecanerisht SHBA.

    Përgjigju
  • Jimmy: 10/06/2023 17:35

    Albin kurti eshte krejt koqe!!uthulla e forte thyen enen e vet!mor idiot mos te ishte USA ???????? ti tani do mirje te gjatin!mos kendo si kaposhi ne maje te plehut o pleher o mbetje o jashteqitje!mos be patriotin te futesh popullin prap ne lufte!!jeni te dy me gjith presidenten si baka me zeken !idiots

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti