Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore, por pakti me PD-LSI i 5 qershorit nuk preket (VIDEO)

TIRANE-Konsensusi i arritur në datë 5 qershor për reformën zgjedhore mes PS-PD dhe LSI-së është futur në një tjetër spirale krize. Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat dhe deklaroi se Partia Socialiste mbështet nismën për hapjen e listave. Për këtë, tha Edi Rama, nuk ka nevojë që të ndryshohet sistemi, pasi do të bëhet me korrektim në Kodin Zgjedhor. "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë. Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim" tha ai duke plotësuar kështu kërkesën e opozitës parlamentare që e cilësoi si një fitore të parë.

Por, hapja e listave, tha më tej Edi Rama, ndalon rrjedhimisht edhe koalicionet parazgjedhore. "Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, aritmetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre".

Kreu i PS-së Edi Rama theksoi se vendimi për hapjen e listave nuk lidhet me kalkulimet elektorale. "Ndryshimet nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona elektorale, PS-ja është partia më e madhe e shqiptarëve sot, mbas një viti kur të bëhen zgjedhjet të shohim". Të dyja këto ndryshime, kanë sjellë reagimin e fortë të Lulzim Bashës, që u shpreh se Edi Rama hodhi në erë duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij hapja e listave bëhet me ndryshime në Kodin Zgjedhor, por Edi Rama, akuzoi ai, kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese për të ndaluar koalicionet se i ka hyrë frika nga zgjedhjet vitin e ardhshëm.

Për Edi Ramën, drafti i 5 qershorit dhe cështja e listave e koalicioneve janë dy proceseve paralele. Por Lulzim Basha tha se pika dytë e marrëveshjes së 5 qershorit, e përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit. Kryeministri e rrëzoi këtë kur deklaroi se "Nëse ata kanë menduar që marrëveshja është edhe një dryn për të mbyllur diskutimet e Kuvendit për të tjera aspekte jashtë marrëveshjes, këtë e kanë menduar gabim" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Basha pas pak në konferencë, Rama: Nëse ka menduar se pakti është dryn e ka gabim

Gjatë kohës që Edi Rama ishte në konferencë me gazetarët, Lulzim Basha njoftoi një dalje për mediat. I pyetur, se cfarë do të bëjë nëse Basha e quan të rrëzuar paktin me 5 qershorit, pas deklaratës së Ramës për hapjen e listave, kryeministri u shpreh "Sa i përket daljes së kryedemokratit, sikur e quani ju, ai bën punën e tij, por marrëveshja është fakt, dhe duhet gjykuar mbi materien, jo fjalët. Nëse ata kanë menduar që marrëveshja është edhe një dryn për të mbyllur diskutimet e Kuvendit për të tjera aspekte jashtë marrëveshjes, këtë e kanë menduar gabim" tha ai.

Ora 14:15
Ironia e Ramës me opozitën: Dihet raporti i Bashës me aritmetikën, Monika numëron shumë mirë... (VIDEO)

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batuta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi. "E para, dihet raporti i Bashës me aritmetikën, nuk them të njëjtën gjë për Monikën. Monika numëron shumë mirë dhe shumëzon shumë mirë. Luli ka probleme. Edhe po ti hymë aritmetikës nuk më rezulton mua që 75 dhe 6 bëjnë 84. Në aritmetikën e Lulit po. Por e kam thënë përpara kjo nuk është çështje aritmetike, por është  çështje e një procesi ku duhet të formësojmë vendimmarrjen tonë".

Ora 14:15
Situata e Covid, Rama: Një mbyllje e dytë do ishte me përmasa kritike, çdo kush duhet të marrë përgjegjësitë e veta (VIDEO)

Për herë të parë pas rritjes së rasteve me Covid në vendin tonë, por edhe rritjes së rasteve me vdekje, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë. Në konferencën me gazetaret, kreu i qeverisë nuk mendon për një mbyllje të dytë për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin. Sipas tij, kjo do të kishte përmasa kritike për të gjithë, ndaj kërkoi nga të gjithë qytetarët që të marrin përgjegjësitë e veta. Sa i takon bërjes së analizave në spitale private, Rama tha se kjo i takon ta vendosin autoriteteve përkatëse.

"Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe me ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos sa na takon, por unë nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë djhe ne nuk mundet dot mbyllu hapu derisa virusi ishte aty.

Mbyllja e parë ishte e duhur për tu përgatitur, por tani jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat, çdo kush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe. Ky është thelbi. Ne e kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës, a ja jep apo nuk ja jep të drejtën spitaleve privatë të bëjnë apo mos bëjnë, kjo është çështje e autoritetet përkatës, jo e imja", u shpreh Rama.  

Ora 14:05
Rama pranon: Kishim plan të mundshëm zgjedhjet e parakohshme, por PD na pengoi me kerkesën për teknologji në votim

Për herë të parë Rama pranoi se zgjedhjet e parakohshme kanë qenë një opsion dhe se ai ka qenë i gatshëm të futej në garën elektorale për parlamentaret edhe në tetor.

Por kryeministri tha se kushtëzimi i PD-së për identifikimin biometrik, e rrëzoi këtë skenar për kohën e shkurtër në të cilën nuk mund të implementohej sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

"Zgjedhje të parakohshme vendore? Nuk ekzsiton një koncept i tillë, në një bashki ku lind nevoja për zgjedhje, bëhen zgjedhje, por zgjedhje të parakohshme vendore në nivel kombëtar është një nocion që nuk ekziston.

Ndërsa në zgjedhje të parakohshme politike ne nuk mund të shkojmë sepse duhet të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit, një komponent i së cilës është nevoja për të aplikuar teknologjinë në identifikimin e votuesve dhe bëhet, nuk bëhet në kaq kohë sa ka mbetur, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme.

Ky është një tjetër lëshim i rëndësishëm që kemi bërë që bërë duke privuar veten nga një lëvizje që mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk e bëjmë dot më" tha Rama.

Ora 14:05
A do të ketë ndryshime në qeveri? Rama: Nuk ndërhyj... (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama iu shmang me një batutë pyetjes nëse do të ketë ndryshime në qeveri në Asamblesë Kombëtare të PS-së që do të mblidhet në korrik. Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri e pyeti nëse ministrat i kanë kaluar provimet përballë dy fatkeqësive që kaloi vendi, pra tërmetit dhe pandemisë, ndërsa Edi Rama u shpreh "Sa i përket provimeve, provimet janë në proces nën kornizën e autonomisë së universiteteve, në nuk ndërhyj kush ngel apo kalon" tha ai.

Ora 13:58
Rama: Listat e hapura nuk janë kauza për parti të mëdha! Hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk e ka pasur kauzë çështjen e listave të hapura, pasi në asnjë vend të botës kjo çështje nuk është kauzë e partive të mëdha. Sipas, Ramës është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë.

"Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qenie me sytë dhe veshët e hapur nga të katërt anë dhe është një qenie që dëgjon, arsyeton dhe që vendos dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kauz listën e hapura dhe nuk kemi arsye ta kemi, sepse kjo çështje nuk ka qenë në asnjë vend të botës kauz e partive të mëdha. Në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare duke folur për lista të hapura. këtë gjë unë e kam parë si një trend e ardhur në rritje nga anketimet. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë.

E dyta, ka qenë e qartë qysh në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë edhe çështje të sistemit, edhe mazhorintarin e Bashës, edhe kombëtarin e Hajdarit, por fillimisht kam thënë që duhet të bëjmë kodin.

E treta, unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasada. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falenderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. Ne atë do të bëjmë, që thotë ambasadorja, nuk do mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë", tha Rama.

Ora 13:58
Rama: Unë nuk punoj që të humbasë PS, por jam i gatshëm të bëj Bashën pjesë të fitores (VIDEO)

Rama tha se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores.

"Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë sot.

E përsëris edhe njëherë që natyrisht që kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë në 30 vjet histori që nuk e ka zor ti gjejë alibitë, por unë nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike apo politike të askujt", tha Rama.

Por si do ta bëjë Bashën pjesë të fitores? "Fitorja ime është që Shqipëria të vijojë dhe të bëhet më e mirë, të ecë më shpejt në rrugën e integrimit, dhe pjesë e kësaj fitoreje do të dëshiroja që të kisha Bashën dhe PD-në por edhe të tjerët. Diskutimi për c'ka po flasim sot sipas kornizës kushtetuese për të hapura listat, ka filluar shumë kohë më parë. Parlamenti është legjitim dhe sovran.

Marrëveshja nuk preket dhe do e themi deri në fund. Prekja e marrëveshjes është dicka materiale, jo interpretative, të më thonë cilën pikë të marrëveshjes ne prekim duke hapur listat? Kaq. Ah nëse mendohet se marrëveshja për të mos bërë asgjë tjetër, kjo nuk është cështje aritmetike, edhe ajo nuk është në favorin tonë" tha Rama.

Ora 13:42
Hapja e listave për kalkulime elektorale? Rama: S'ka lojë, sot PS-ja, partia më e madhe

Kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se vendimi për hapjen e listave nuk lidhet me kalkulimet elektorale. "Ndryshimet nuk vijnë si rezultat i kalkulimeve tona elektorale, PS-ja është partia më e madhe e shqiptarëve sot, mbas një viti kur të bëhen zgjedhjet të shohim. Por pa asnjë diskutim, PS-ja nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përveç se të përmirësojë Shqipërinë dhe ti japë sa më shumë shanse. Nuk ka asnjë lojë, apo pazar. Opozita parlamentare ndihet e kërcënuar nga numërimi partiak, kanë të drejtën e tyre, i kuptoj. Opozita parlamentare nuk mund të marrë gjithcka që kërkon, opozita jashtë parlamentare ndihet e kërcënuar nga hapja e listave, por nuk mund ti marrin të gjithë. Por kjo PS-ja që është forca më e madhe, ka të drejtën e vet të ketë ndonjë dëshirë, ka vetëm në këtë proces, që të gjithë të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë, për ne është OK" tha ai.

Ora 13:31
Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicione parazgjedhore

Edi Rama tha sot se me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore. "Modestisht por qartësisht, mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky është ai i marrëdhënies sime me veten me popullin dhe familjen time, nuk më detyron dot askush që të bëj gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i gatishmërisë sonë, që bëmë cdo lëshim. Unë kam qenë edhe në opozitë, por është hera e parë, që marrëveshjen e bëri si donte opozita nga 'A'-ja te 'ZH'-ja duke shkelur mbi veten tonë. Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda parlamentit. Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon ne në konkluzionin që duhet të hapim listat, por është bindja jonë, që populli kërkon dicka që duhet t'ia japim atë që kërkon.

Nuk kam unë dëshirë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithcka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojnë se nuk janë recetë çudibërëse. Unë besoj që mundësia që qytetarët të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve në subjektin politik që zgjedhin është absolutisht detyrim në këto kushte. Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di që rikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve. Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre".

Ora 13:27
Rama: Hapje të listave pa ndryshuar sistemin! Kërcënimet e PD-së s'na mbajnë dot peng (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tregoi se di do të bëhet hapja e listave pa ndryshuar sistemin, por vetëm duke e korrektuar. "Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

Së dyti madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s'ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se 'nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.

Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi" tha Rama.

Ora 13:15
Edi Rama: Mbështesim hapjen e listave, e duan qytetarët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele. "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore". Por si do të bëhet kjo hapje e listave, Edi Rama nuk e sqaroi. "Kjo është cështje teknike nuk është e imja, e imja është që hapja e listave të mos cenojë përfaqësimin e grave. Duhet garantuar dhe janë të gjitha mundësitë që të garantohet".

Ora 13:10
Taulant Balla: Pakti i 5 Qershorit me PD-LSI nuk preket (VIDEO)

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se shumica mbështet hapjen e listave, por kjo është nismë e pavarur, që nuk prek draftin e marrëveshjes së 5 qershorit me PD-LSI. "Na rezulton se shqiptarët duan që të shprehin një votë jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe një votë për njërin për kandidatët në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Ky është një hap i rëndësishëm për një demokratizim më të plotë të jetës politike në vend. PS-ja ka qenë refleksion i asaj që do shumica dhe në këtë këndvështrim, mbështesim një hapje të listave, që mund të garantojë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor, që të mos kemi vetëm burra në parlament. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Në kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, në 15 korrik komisioni i ligjeve do i diskutojë dhe nuk do të preket asnjë prej atyre. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjera" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadria: 10/07/2020 18:01

    Levizja e pare e pa pritur dhe me c duket Lulin eshte ne shah dhe nje levizje tjeter don dhe ngelet mat... pse trembet nga listat kur thote qe shqiptaret e duan , le ta provoje pra, c pret.. Ti sadie nga e sheh qe eshte k Min i jugut? Nuk keni c thoni jane bere pune te mira dhe pse ne kushta sh te veshtira. E vertete pensionet duhen rritur ( te ultat se ka qe marin 55-60 mije) shtresat e varfera duhen ndihmuar punesimi duhet rritur por nuk po degjojme dhe as besojme qe Luli fo ti bej keto. Keshtu qe Edi e ka te sigurt fitoren jo se nuk kane gsbime sidomos ne luften ndaj korrupsionit, por sepse asnje force tjeter nuk do bej me teper jo e jo por do fillojne te turren si hiena per te kapur kohen e humbur...

    Përgjigju
  • Joni: 10/07/2020 17:50

    Sahan lepiresit qe ke rrotull te paskan treguar shum von qe pushtetit tend i ka ardh fundi o Edvin Bej Vlora.Mos u lodh me lojra politike se rezultati do jet i njejte si ai i Berishes para 8 vitesh.Nuk mban dot me kosi uje.Ke 8 vite qe qeveris nga facebook dhe ofendon kedo qe mendon ndryshe duke i diskriminuar por ke harruar qe ne pushtet nuk qendron dot vetem me votat e jugut.Veriu nuk e duron dot braktisjen dhe fukarallekun,racizmin e diskriminimin.Kap c'te kapesh keto muaj qe te kan ngel ne pushtet dhe leshoja vendin dikujt tjeter.Sado qe te manipulosh voten humbja do jet e thell.

    Përgjigju
    • Adriatiku: 11/07/2020 08:39

      E cfaar thua voceraku joni....te paskan genjyer

  • Sadija: 10/07/2020 17:29

    Sot e paske kuptuar qe pushtetit tend si kryeminister i Shqiperise se Jugut i ka ardh fundi.Jo vetem veriu por as jugu yt nuk te voton me sepse njerzit nuk han as guret e lungomares e as asfaltin e PPP-ve.Shpalle qeverine e Vlores dhe qeveris aty pasi shqiptaret nuk te duan me....8 vjet qeveri nuk duhet te kishte pension nen 40 mij lek sot.Vetem ti nuk shikon fukarallekun qe po mbyt njerzit.Nuk ka me manovra politike qe te mbajn ne pushtet.Uroj qe ai qe do zer vendin tend te mendoj per rrogat e pensionet e jo per gur e asfalt dhe te jet kryeminister i gjith Shqiperise dhe jo vetem i jugut. Tashme germo sa te duash Tare se qenin e ngorllur do gjesh.

    Përgjigju
    • Sadushe: 11/07/2020 09:01

      Sadije zemer te kam si moter dhe un se dua po ai joni e dhj*u fare...nuk do ato te flamosurat te hapurat qe do populli..ky diktatori i do ....cdo bejm sadie ....do fitoj ky me shumic sali krimineli dhe luli dhemona dhe....nuk do marin pjes ne zgjedhje....se nuk fitojn dot ...cna gjeti motra...te fala nga jugu moter e veriut...

    • sudja: 10/07/2020 18:14

      oj sadije kush te tha ty qe do beje qeveri te jugut ky?ti sigurisht kur degjon sal shpellarin qe ishte gati per te futur ne lufte civile veri-jug kshu do mendosh oj dalldahuke ku je rruajtur ti qe dashke pensionet minimale ne 400 mij lek?oj drone je per gjynah po shko e ha ndonje tas me fasule e mos u mer me politike se nuk esht per ty.ne greqi e itali ka pensione 200-300 euro edhe pse kane punuar e paguar taksa gjithmon e ti na dashke pensione te larta kur gjysma e bizneseve paguajne 30-40 % taksa e kusurin e fusin ne xhep pa takse. ju derdimenet e shqupit me qe jeni te sigurte qe ky nuk fiton me pse nuk i fusni nji bast te madh qe te beheni milionera se e keni te kapur bastin atehere? ik tu befsha se u poqen kumbullat andej nga shqupi e mer ndonje traste me kumbulla

  • Rahman Gashi: 10/07/2020 16:14

    Ai po ben ate qe do populli.tmerrin e ka zen Bashen. Shqiptaret vendosin jo Partit e Luliy

    Përgjigju
  • Beniu: 10/07/2020 16:07

    Haha po ti je supermesn or ti, ti i ben tye gjitha vec se e ke tmerr me lshu piushtetin ti e dhe kuysjhtetuten e ndryshon me lymin

    Përgjigju
  • Shqiperia: 10/07/2020 15:50

    Bravo zoti kryminister por po te vjen fundi

    Përgjigju
    • Adi: 10/07/2020 17:59

      Fundi po i vjen pd e LSI sa per Ramen do shikoni sa lart do shkoj mbase dhe me karrige ne be

    • Daku: 10/07/2020 16:46

      O shqiperia

  • A...Zh: 10/07/2020 14:44

    Sa mire do te ishte, por a do mundeni te perballoni presionin e te djathteve ne qeverite e vendeve te BE e Komisionin Europian. Ata do ju bejne presing pasi tashme kane dale hapur ne mbeshtetje te PD-se. Gati sa nuk thone qe zgjedhjet i beni formalisht, por ato duhet t'i fitoj Luli.

    Përgjigju
    • A...Zh: 11/07/2020 08:47

      Luca, ti ke mendimin tend ndryshe nga i imi, dhe une e respektoj dhe nuk me shkon ndermend te te ofendoj. Nuk kemi te gjithe te njejtin standard komunikimi.

    • Luca: 10/07/2020 16:40

      Po ti qenke gomar fare , as te majtet se duan ne europe kete trap kryeminister , se as i majte nuk eshte , po jan disa injorant qe i ven nga pas

  • real story: 10/07/2020 14:25

    Sa i panikosur qenke zoti kryeminister, pse valle je shperftyruar keshtu, te hapesh videot e tua te vitit 2013 apo 2014, sot ne 2020 veshtire te njihesh se je i njejti person. Kaq per poshte te kane vene mafia dhe krimi. Çudi e madhe, shohim liderat europiane apo me larg po te doni, ne pushtet minimumi ngelin sic jane, ti je katandisur o zoti kryeminister nuk shihesh dot me sy, je nxirosur e sterosur si mos me keq. Sa per kualicionet, prape ben gabim se tregon panikun qe ju ka pushtuar, e pa degjuar kjo, NALIM KUALICIONEVE PRAZGJEDHORE...e pa degjuar me pare! Ke marre fund o gjingand, o skenderbeu mafjoz me mjeker. good luck amico.

    Përgjigju
    • politikani: 10/07/2020 18:26

      meqe na nxore shperfytyrimin e ketij se te tjeret nuk ndryshojne... emban mend obamen?hyri i zi nga floket por doli i thinjur qe sht e rralle per nje te zi ja e gjeta nji sa per mafje e krim je tipiku i atij te shqupit ...i atij 7x7 bejne 42:lef kot sa per ti dhene ajer gojes se te kete fakte ka gjykata prokurori spak e spek e spaik e cfar te duash ti e ai legeni qe mund ti fusni hekrat....o skenderbeu mafjoz me mjekerr hahaha.E kupton te pakten qe te kane shitur mall skadent?ke pare ndonje mafjoz pa mjekerr ti apo ndonje skenderbe MAFJOZ me mjekerr?hahahaha

    • Dajti: 10/07/2020 18:04

      Kam parë njē president dikur qē nga frika e popullit e bēri ç...n nê tribunë ! Pastaj po kēt ç...njoz, tashmë kryeministēr e pashë meit e tê pa kallur ditën që pushkatoj katër shqiptarē nē bulevard !.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet