Draft-statuti i Ramës, Abazi: Reagimet e ‘VV’, papjekuri politike! Sadiku: Ndërhyrja e Shqipërisë, domosdoshmëri! Arifi: Kurti të respektojë ndërkombëtarët ose të japë dorëheqjen

Draft-statuti i përgatitur nga Shqipëria është komentuar gjatë këto 2 ditë. Disa janë pro ndërhyrjes të Edi Ramës ndërsa të tjerë e kritikojnë për mungesën e konsultimit me qeverinë Kurti.

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi i ftuar në Report Tv në ‘Hapësira pro dhe kundër’ me gazetaren Besmira Pelushaj tha se reagimet e Vetëvendosjes tregojnë papjekuri politike. Sipas tij, është e rëndësishme që të ketë zgjidhje të situatës dhe të mos ketë konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj që reagimet tregojnë papjekurinë politike të Vetëvendosjes dhe vetë Kurtit. Në vazhdimësi po ushqen retorikë përplasëse me faktorët. Nuk mendoj që Rama ka menduar të përfaqësojë Kosovën. Para 1 viti e gjysmë kam alarmuar Kurtin dhe Bislimi që shkuara në këtë formë e diskutimit në Bruksel ku tentohet të luhet lojë e dyfishtë nuk do i ndihmojë raportet e shëndosha. Kam lexuar konfirmimin e institucioneve gjermane që është pranuar një draft statut. E rëndësishme është që të mos inicohen konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazi.

Analisti Arbnor Sadiku e cilësoi domosdoshmëri ndërhyrjen e Ramës që nuk duhet të kritikohet. Po ashtu u shpreh se Kosova duhet të bëjë kujdes në lidhje me politikën e jashtme sepse nuk duhet të rrezikojë të marrë sanksione.

“Ndërhyrja e Ramës ka qenë domosdoshmëri. Realisht nuk duhet kritikuar por është dashur të kritikohet pse nuk ka ndërhyrë më herët. Ky është shërbim i Ramës që ia ofron pa para qeverisë së Kosovës. Unë kisha si skepticizëm nëse do e ketë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe si do të jetë feedback. Po pajtohem në parim që askush s’mund të ndalë kryeministrin Edi Rama. E shoh në rrafshin praktik se si do të pritet në Kosovë. Nuk mund të rrezikojë sanksione për Kosovën. Ne nuk e kemi problem që të gabojnë në politikën e brendshme se ndryshon pushteti por në politikën e jashtme janë të dëmshme në periudhë afatgjatë dhe s’mund të rikuperohen. Dihet që Kosova po përdor vetëm shkopin”, tha Sadiku.

Sadiku shtoi se zgjidhja e kësaj situate vjen vetëm nëse Kurti ulet në tavolinën e bisedimeve dhe respekton vendimet e ndërkombëtarëve ose të japë dorëheqjen e të çojë vendin në zgjedhje.

Politologu Dritëro Arifi tha se drafti duhet të ishte konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe kritikon deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se duhet të bëjnë kujdes me qëndrimet që mbajnë.

“Të shohim si do të shkojnë gjërat. Qeveria dhe deputetët e Vetëvendsojes duhet të jenë më të kujdesshëm në prononcime, ka pasur prononcime deri në primitivizëm. Dhe unë nuk pajtohem me Ramën në disa gjëra por duhet pasur kujdes në qëndrime.

Vetë Albin Kurti i ka prishur marrëdhëniet me Shqipëri me deklaratat që duhen të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Drafti duhet të ishte i konsultuar, nuk është mirë që s’kanë bërë konsultime. Edhe pse Asociacioni është për politikën e brendshme, e prek dhe politikën e jashtme. Uroj që të kemi çtensionim”, tha Arifi.

Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama tha se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët