Drama e një aksidenti, djali i të ndjerit fton në varrim babain e shoferit të kamionit që i shtypi të atin

Drama e një aksidenti, djali i të ndjerit fton në varrim babain e shoferit të kamionit që i shtypi të atin

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend në një aksident tragjik pasi u përplas nga një kamion,mbrëmë në qendër të qytetit të Gjilanit.  nga aksidenti. Djali i të ndjerit, Leutrimi, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë. Ndërsa babai i shoferit që shkaktoi aksidentin, thotë se dhimbja që po ndjen është aq e madhe saqë do donte që të kish qenë djali i tij në vend të jetës së humbur të furrtarit.

Aksidenti që dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.

Babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin, Sokol Avdija mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës. 

Ndaj këtyre fjalëve të Avdijës ka reaguar edhe djali i furrtarit që humbi jetën, Leutrim Çoçaj.  

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë. 

“Unë jam biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK