Drejt njohjes së patentave, siguria rrugore në 'lupën' e gjermanëve: Ka përmirësim, por ende duhet punë

Drejt njohjes së patentave, siguria rrugore në 'lupën' e gjermanëve: Ka përmirësim, por ende duhet punë

Procedurat për njohjen e lejeve të drejtimit nga Gjermania, ka sjellë në Tiranë një delegacion të saj që po studion vlerësimet përkatëse deri në arritjen e një  marrëveshje finale për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.  Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, Renate Bartelt-Lehrfeld u informuan mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Sipas Ambasadës Gjermane në Tiranë, delegacioni vlerësoi përparimet e dukshme zhvilluar në fushën e sigurisë rrugore dhe procedurën e lëshimit të patentave, ndërsa shtoi se duhet të ndiqen ende disa masa të tjera për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri

'Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale në Gjermani', njofton Ambasada Gjermane, ndërsa njofton se do dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë            

Lajmi për nisjen e procedurave të njohjes së patentave në Gjermani e dha disa ditë më herët edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se tani i hapet rrugë ekspertëve për të nisur vlerësimet përkatëse për njohjen e lejeve të drejtimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të