Drejt Punës/ Ibrahim Beqiri: Një
zanat i fituar, një vend pune i sigurt

Drejt Punës/ Ibrahim Beqiri: Një<br />zanat i fituar, një vend pune i sigurt
TIRANE- Një zanat i fituar, një vend pune i sigurt! Kjo është motoja që të ofron Qendra e Formimit Profesional 4 në Tiranë. Ndryshe nga herët e kaluara, në këtë suplement do të sjellim më nga afër eksperiencën e të rinjve që synojnë të përvetësojnë një zanat, por që të siguron të ardhura dhe një vend pune të sigurt. Profesori Ibrahim Beqiri, i cili prej më shumë se 10 vitesh është si trajner i brezave vit pas viti, na tregon se si funksionon kursi i Elektrikës, disiplinat dhe bazat që ndiqen për çdo student deri në procesin e certifikimit.

“Disiplina dhe rregulli i kushteve teknike të elektrikut është baza kryesore për çdo person që vazhdon këtë kurs. Ne i’u mësojmë artin e zanatit dhe mënyrën e të punuarit në familje të ndryshme; mënyra se si duhet të organizohen dhe ta zhvillojnë aktivitetin, për të pasur një treg pune sa më të pasur, sa më shumë me kulturë profesionale”, tregon profesor Ibrahimi.

Ndërkaq, ai e vë theksin edhe tek ura e bashkëpunimit me biznesin, ku thekson se synimi është orientimi drejt biznesit, ku pas seleksionimit të dijeve secili nga këta djem, nesër mund të ketë një vend pune të sigurt. Madje, për shumë të rinj ky është vetëm një prej elementëve, pasi përgatitja për të qenë i konkurrueshëm në treg, është edhe plotësimi i profilit profesional.
 
Prej më shumë se 10 vitesh jeni bërë pjesë e stafit të kursit të elektrikës, ku keni trajnuar breza të tërë. Si funksionon ky kurs pasi vëmë re se ka një interes të madh?
Qendra e Formimit Profesional 4, ka një aktivitet të gjerë në të gjithë llojet e kurseve dhe një këkresë në rritje nga viti në vit. Në kursin e elektrikut pjesëmarrja është e plotë, kërkesa është e plotë ku në këtë kurs realizohen të gjitha skemat elektrike, duke nisur nga skemat më të thjeshta tek skemat e ndërlikuara. Ku themi skema, kemi skemat e thjeshta të komandimeve elektrike deri tek sensorët elektrik. Pra, kjo ka të bëjë me mirëqenine e rritjes së popullësisë në drejtim të zanatit. Sa më shumë zanate të përfitojmë, aq më shumë aktivitete të pasura do të kemi në industrinë tonë.
 
Mbi ç’baza dhe disiplina operohet në këtë kurs?
Disiplina dhe rregulli i kushteve teknike të elektrikut është baza kryesore për çdo person që vazhdon këtë kurs. Ne iu mësojmë artin e zanatit dhe mënyrën e të punuarit në familje të ndryshme; mënyra se si duhet të organizohen dhe ta zhvillojnë aktivitetin, për të pasur një treg pune sa më të pasur, sa më shumë me kulturë profesionale.
 
Sa zgjat kursi i elektrikës?
Kursi shtrihet në tri nivele, të cilët vazhdojnë të jenë nga 120 orë në nivelin e ulët, në nivelin mesatar dhe në nivelin e lartë. Pra, ky kurs ka të bëjë me skemat e thjeshta elektrike, e deri në nivelin e lartë që ka të bëjë me zbatimin e skemave në objekte të mëdha. Këtu mësimi realizohet në bazë të skemave që ofron laboratori i praktikës.
 
Për të gjithë ata të rinj që duan të kenë një zanat, por nuk kanë informacion mbi skemat elektrike. Çfarë janë skemat elektrike?
Skemat elektrike si bazë kanë rregullat e sigurimit teknik, mënyra se si duhet të veprojmë ne kur prekim pajise elektrike kur instalojmë, mënyra se si bëhet organizimi në objekte të ndryshme, pra si nxirret kuatimi, masa e asaj, si bëhet preventivi, etj. Që të gjitha këto mënyra të skemës mësohen gjatë këtij kursi. Pra, janë nga rryma elektrike, telefonike, citofonike, videocitofonia janë të zbatueshme në këtë klasë të elektrikes. Kursantët tonë kur dalin në terren pas mbarimit të kursit janë të kompletuar me dije të këtij zanati dhe janë të konkurrueshëm në treg.
 
Duke parë tregun e punës shikojmë që shumë të rinjëve nuk iu krijohet mundësia e punësimit. Nga eksperienca juaj, ka treg pune ky zanat?
Sigurisht, Qendra jonë ka krijuar dhe një urë bashkëpunimi me firma private, ku shumë prej kursantëve e kanë pasur një mundësi punëismi. Duke parë aftësitë e kursantit gjatë trajnimit, ne si institucion kemi krijuar një opsion të favorshëm për tiu ofruar dhe një vend pune.
 
Cilat janë kriteret që duhet të përmbushësh për të realizuar një kurs elektrik pranë qendrës tuaj?
Përsa i përket përzgjedhjes së kursantëve është një masë e përzier, që do të thotë pjesë e këtij kursi janë bërë studentë me 8-vjeçare, shkollë të mesme dhe të lartë. Pavarësisht nga lloji i shkallës së tyre, përzgjedhja bëhet që nga A-ja, ndërsa përsa i përket shkollave të larta merren krysisht me skemat dhe zbatimin praktik, pasi anën teorike e kanë të mësuar në Universitete, zbatojnë thjeshtë mënyrën praktike këtu. Kriteri kryesor është që kursanti duhet të jetë mbi moshën 16-vjeçare, ndërkohë që këtu kemi pasur kursantë dhe mbi 50 vjeç.
 
Tregu duket se po na i rikthen këto zanate që në dukje shfaqen si të ‘humbura’...?
Siç dhe e shikoni ne kemi një grup të plotë prej 25 kursantësh, por kemi dhe një numër të madh kursantësh që nuk janë regjistruar të cilët presin radhën për tu bërë pjesë e grupit tjetër. Ky kurs ëhstë në fazën përfundimtare të tij, ndërkohë që në fillim të qershorit nis punë grupi i ri. Që do të thotë se kërkesa e tregut është në maksimum, këtu shohin se ka një zbatim direkt të anës profesionale duke iu dhënë kështu një zanat dhe një pagë mujore në një të ardhme.
 
Si variojnë brezat në kurset e elektrikës, pasi vëmë re se kryesisht janë djemtë të rinj ata që kërkojnë një kualifikim?
Të gjithë e dashurojnë profesionin e elektriçistit. Është profesion i bukur që të ofron të mira materiale, por është dhe një profesion i rëndësishëm përsa i përket anës profesionale. Nëse ti nuk ke një kualifikim të mirë, atëhere nuk mund të jehs i sigurt në treg. Ky është një kusht i domosdoshmë, pasi është një dnër profesionet më të kërkuara, më me vlerë, dhe me një çmim të favorshëm.   


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën

Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën