Po sillte në Tiranë ilegalisht 12 shtetas të huaj për 500 euro secili, arrestohet i riu nga Bilishti

Po sillte në Tiranë ilegalisht 12 shtetas të huaj për 500 euro secili, arrestohet i riu nga Bilishti

DEVOLL- Një 27-vjeçar nga Korça është arrestuar ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, kundrej pagesës.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se është arrestuar i riu i identifikuar si A. Sh.. 27-vjeçari u arrestuar në unazën e qytetit të Bilishtit me 12 shtetas të huaj në makinën tip "Citroen" kundjrej 500 eurove për person. Kanë nisur hetimet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza për veprën prenale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet nga 5 deri në 10 vjet burg.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier