Këshilli i Lartë Gjyqësorë premton që pas dy ditëve të dërgojë në presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë për këto poste rezultojnë se janë Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe.
Kështu, ndizet drita jeshile për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë, që për më shumë se 1 vit e gjysmë është jo funksionale dhe vetëm ka arkivuar dosje.
Të premten pritet që KLGJ të dërgojë në presidencë emrat e parë nga radhët e jo gjyqtarëve për të marrë edhe pëlqimin e presidentit para se të bëhen gjyqtarë. Po ashtu KLGJ vendosi të hapë edhe garën për 6 gjyqtarë të cilët vijnë nga radhët e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë.
Por ky vendim sipas anëtarëve të KLGJ-së, Brunilda Kasmi dhe Medi Bici do duhej të ishte për 14 vende pasi kështu, jo vetëm vihet në funksion Gjykata e Lartë, por përshpejtohet dhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse 3 anëtarë për në Kushtetuese, i zgjedh Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm 4 gjyqtarë nga 9 që duhen.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Me tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68%
-
Jo
27.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1298
Lajme të tjera
-
‘Partizani’, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros së dokumenteve
11 Prill, 16:15
-
Afera Partizani/ Berisha humb sërish, Gjykata e Lartë refuzon rekursin! Ish-kryeministri mbetet në arrest shtëpiak
9 Prill, 14:55
-
Lobimi i LSI në SHBA, SPAK mban të sekuestruar telefonin e Monika Kryemadhit! Gjykata e Lartë s'pranon rekursin
5 Prill, 09:41
-
Prej 3 muajsh i ‘burgosur’ në shtëpi, Berisha kërkon lirinë! Gjykata e Lartë cakton datën për përballjen e radhës
31 Mars, 18:33
-
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë
30 Mars, 20:33
-
Berisha në hetim për korrupsion, prej 3 muajsh 'i burgosur' në shtëpi! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë
23 Mars, 11:52
-
Ktheu në Apel çështjen e vulës së PD-së, Gjykata e Lartë zbardh vendimin e plotë: Këto janë shkeljet
18 Mars, 19:14
-
’21 janari’ në duart e SPAK, Beqiri: Do dorëzojmë audiopërgjimin! Berisha ka pranuar krimin! Edhe Rama mund të pyetet si dëshmitar
12 Mars, 22:13
-
SPAK merr në dorë ’21 janarin’, ish-presidenti Topi: Duhet hetim i thelluar edhe për pengesën që Berisha i bëri prokurorisë
12 Mars, 21:15
-
SPAK do hetojë '21 Janarin', Rama: Gjykata e Lartë ktheu në jetë shpresën e varrosur për hetimin e dosjes së krimit të egër shtetëror
12 Mars, 18:21
-
Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin
12 Mars, 07:25
-
E veja e Aleks Nikës letër Gjykatës së Lartë: Vetëm SPAK jep drejtësi! Dorëzojmë kasetën me urdhrin e Prendit! Të pyeten Berisha e Basha
11 Mars, 16:16