‘Drejtësia’, Rama: Edhe lëkurën tonë s’e kemi mbajtur larg zjarrit! PS s’e ka fituar imunitetin nga korrupsioni

 

Kryeministri Edi Rama thotë se qeverisja e tij është në luftë me korrupsionin. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe vetë nuk e kanë mbajtur lëkurën e tyre larg drejtësisë, ndërsa theksoi se korrupsioni ende mbetet fenomen shqetësues. Rama tha se edhe tek vetë PS ka punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.

'Kur i solla më parë tablonë e frikshme të 2023 nuk desha as të them as të lë të mendohet se ne e kemi mundur korrupsionin. Jemi future dhe jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundueshme me korrupsionin. Pikërisht se e kemi të vërtetë, ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. Jo vetëm i kemi hapur rrugë SPAK dhe GJKKO, por edhe ja kemi hequr vetes tanimë me ndërgjegje, guxim dhe vullnet çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe akuzave të grykës së zjarrit.

Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri. I kemi vendosur një kushtetutë dhe hapësirë ligjore të qepur për këtë luftë, por edhe një buxhet pagash që si askund të Europë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve. Drejtuesit e organeve të drejtësisë kanë pagat më të larta në hierarkinë e shtetit. Janë individët më të paguar në gjithë piramidën e shtetit tonë, që përbën një anomali absolute. Por e kemi krijuar më vetëdije të plotë.

As korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur si fenomen shqetësues dhe as forca jonë qeverisëse se ka fituar imunitetin nga korrupsioni. Ka shumë akoma për të pastruar dhe vetë brenda PS-së mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin


M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj