Drejtimi i BSH-së, Rama zgjedh
një Guvernator ndërkombëtar?

Drejtimi i BSH-së, Rama zgjedh<br />një Guvernator ndërkombëtar?
Tashmë pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani, shumë pikëpyetje ka se kush do të jetë pasardhësi i tij. Shumë zëra kanë dalë se në krye të instititucionit më të rëndësishëm financiar në vend mund të jetë një nga “senatorët” e PS-s, njohës i financave por jo.
 
Burime nga selia rozë kanë thënë se shefi i qeverisë po punon për të sjellë një Guernator nga jashtë.  Burimet kanë thënë se po studiohet opsioni i një guvernatori të huaj me profil shumë të lartë ndërkombëtar, si edhe do të kërkohen kandidatura për këshillin edhe mes shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.
 
Kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhje e Grupit Parlamentar të PS-së e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura. Për këtë zgjedhje kryeministri Rama ka marrë bekimin edhe të aleatit të tij në qeveri. 
 

Ai u ka komunikuar deputetëve socialistë se ka një dakortësi të plotë mes tij dhe Ilir Metës, për ta ngritur stekën përtej çdo pritshmërie në kërkim të një figure me reputacion ndërkombëtar si guvernator i Bankës së Shqipërisë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik