Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës

Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës

Përballja e gazetarit të Kosovës Imer Mushkolaj me ish-kryeministrin Sali Berisha bëri bujë të madhe këndej kufirit shqiptar. Ishte lajmi kryesor i mbrëmjes dhe frymëzim për qindra postime ku gazetari përgëzohej për kurajon se ia tha në sy Sali Berishës se “nuk kishte moral të fliste ai për dhunë në protestën e 8 janarit, kur më 21 janar qëlloi dhe vrau katër protestues të partisë kundërshtare”, pastaj i renditi thyerjen e embargos me furnizimin me naftë të Milloshevicit, pastaj firmat Piramidale, pastaj zhdukjen e Remzi Hoxhës etj. etj.

Të gjitha këto ngjarje nuk janë investigime sekrete të nxjerra në dritë nga ndonjë supergazetar i çmimeve Pulitzer, janë ngjarje të ndodhura në sy të të gjithëve. Për shembull: Nafta që kalonte në të gjitha format dhe mënyrat nga Liqeni i Shkodrës drejt Malit të Zi e Serbisë, në kohën e lavdisë së Berishës dhe luftës në Kosovë, kush nuk e ka parë të bëhej? E megjithatë, në gjithë këto vite, në sallonet e moderatorëve të superpaguar të televizioneve shqiptare, askush nuk ja ka bërë këto pyetje ish-kryeministrit të padorëzueshëm përballë asgjëje, z. Sali Berisha. Ndoshta, me gazetarinë shqiptare kemi një keqkuptim të madh? Ndoshta, në këto sallone të Tiranës, ku ne kujtojmë se janë gazetarë që debatojnë me politikanë, në të vërtetë kemi Drejtorë Marketingu, Anëtarë Bordesh, Specialistë Ujësjellësi, Këshilltarë politikanësh, Sekserë pronash e ndërtimesh? Pra, a kemi ne gazetarë në përballjet publike?

Sali Berisha mbrëmë, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, ndodhej përballë një paneli me gazetarë të Kosovës, herë të tjera, si mund ta vinin përpara përgjegjësisë profesionistë të fushave të ndryshme të administratës, spitaleve, universiteteve? Ata janë vartës të tij edhe më keq se vetë politikanët.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/01/2022 09:01

    Ne 30 vjet gazetaria shqiptare ka zig zaget e veta ,por mbi te gjitha ka mbetur mbrapa asaj qe kerkohet.Pamvaresua dhe aftesia prifesionale e bejne gazetarin figure te pelqyer dhe te mbeshtetur nga populli.Tek ne xhepi gazetarit eshte ne dire te pronareve medioker te mediave qe shkojne nga fryn era.Demokracjia kerkon mark te kualifikuar gazetari.Nuk eshte kompliment por Cipa,Doci ,Minxhozi Nano dhe disa te tjereve jane me afer atij modeli gazetari qe kerkohet sot . Do kemi me Bazhak qe me finese kritikonte demojraturen dhe farsat e saj .

    Përgjigju
  • Cubel breca: 14/01/2022 21:44

    Ketu ne shqiperi ose jan gazetar te tipit qim peka ose tip bushati bejtja ose te shitur. Hallall gazetaret Kosovar i din dhe i thon gjerat sic jan dhe smbajn ison e kriminelit qe ska len gje pa i ber ketij vendi. Ketu ne po shikojm dhe degjojm per dit dhe me then te drejten portali dhe gazetaret tuaj japin realitetin. Hallall punoni me perkushtim per kete vend.

    Përgjigju
  • Fredi: 14/01/2022 21:32

    Te vazhdosh dhe te merresh me nje kufome te pakallur si Berisha eshte paradoks i madh. Kur edhe me injoranti e kupton qe abuzivizmi vjen gjithmone nga pushteti, mediatiket tane le qe nuk merren fare se jane njesh me pushtetin, pra abuzivizmin, por me keq, nxisin kete lloj perceptimi negativ sipas shprehjes "ujku ujku" ne menyre qe cakejte e qeverisjes te bejne kerdine.

    Përgjigju
  • LORA: 14/01/2022 17:02

    Cdo fjali e ke te vertete Alba. Respekt per kontributet e tua ne gazetarine qe do e meriton qytetaria shqiptare. Sa per stanin e kazanxhive,,,, per mua jane derra t'kenaqun ,ne rastin me te mire,,,,por antishqiptare te perbetuar ne menyre permanente.Gjallimi i tyre i perditshem ne ekrane eshte eshte deshmia me e thekur e medias se inkriminuar me pare te piset korrupsioni.Rrejne vedin se jane influente,,ne fakt njerzit me dy pare mend tallen me ta. Vete terbimi,si te cmendur,i tyre ne ekrane deshmon alarmin qe i ka zene,,,,dmth eshte lajm i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi