'Doganat' për akuzat e News24: Riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur mediatike ndaj institucioneve

'Doganat' për akuzat e News24: Riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur mediatike ndaj institucioneve

Foto ilustruese

Ditën e sotme televizioni News 24 dhe portali BalkanWeb ka publikuar një kronikë ku pretendon se denoncon korrupsionin kapilar në dogana qe po ndodh sot. Por, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar duke theksuar se ”Lajmi i publikuar sot është një ngjarje e vjetër, transmetuar për herë të parë nga Shijak TV, më shumë se një muaj më parë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë se organet hetimore kanë nisur hetimet dhe janë duke kryer punën e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. ”

Reagimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e News 24, media e cila po hedh baltë mbi këtë institucion, se:

Lajmi i publikuar sot është një ngjarje e vjetër, transmetuar për herë të parë nga Shijak TV, më shumë se një muaj më parë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë se organet hetimore kanë nisur hetimet dhe janë duke kryer punën e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Thënë kjo, vlen të theksohet se riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur që grupi mediatik News 24, Balkanweb dhe Panorama, kryejnë prej muajsh ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që kanë kapur në shkelje të ligjit Irfan Hysenbelliun. Konkretisht, kjo baltosje e fundit ndodh në prag të gjyqit me autoritetet doganore, ku një nga kompanitë në pronësi të Irfan Hysenbelliut, “Birra Tirana” akuzohet për evazion fiskal në vlerë 24 milion lekë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fati: 13/12/2022 21:00

    O gazheli je llum dhe mban afer servila e injorant. E shkaterrove doganen ska qene kurre kaq Keq. Turp

    Përgjigju
  • Gazhel xhepi: 13/12/2022 09:10

    Gazheli diplomat dhe llum

    Përgjigju
  • Pashku: 12/12/2022 22:10

    Edhe kete nuk e kishim degjuar. "Riciklim lajmi" me qellim! Ngjarja paska ndodhur, hetime po behen ama nese publikon lajmin per here te dyte, te shpall armik dogana rampalliste.

    Përgjigju
  • Goni: 12/12/2022 20:22

    Shteti ka rene!!!!

    Përgjigju
    • Klea: 12/12/2022 20:39

      Shteti ka kohe qe ka rene por Rama sdo tj dije nese Gazheli grabit ose jo

  • Hatellari y: 12/12/2022 20:18

    Bravo Drejtor Marian je i madh.

    Përgjigju
    • Hakiu: 12/12/2022 20:38

      Po si ste vjen turp o Ylli po ty Mariani te beri te ikesh me vrap e ti i thur lavde. Turp

  • Hajde: 12/12/2022 20:07

    Ka edhe video tjera me vipa tjere. Neser avazi

    Përgjigju
  • Sajmir: 12/12/2022 19:22

    Pse nuk flasin doganjeret pse nuk flet administrata doganore apo kane frike se ikin fishek

    Përgjigju
  • Posi: 12/12/2022 18:57

    Se kuptoj dot si mund te thuash shantazh per sa kohe je me figure dhe me ze ne korrupsion.Ne vend qe te denojne aktin mbrohen duke sulmuar.Hajde shtet i krimbhr hajde. Sikur ne qytetaret se dime se ca behet ne port.korrupsioni te mbyt.Vetem te shikosh si jane lidhur te gjithe me miq me lart.

    Përgjigju
    • Vlora: 12/12/2022 23:37

      Ok i vjeter pse jan ne pune ata doganier kur eshte e vjeter te ndodhte ne itali shtetit do i vihej flaka ministri do jepte dorheqje por ketu ska shtet fjer sa te kemi patronazhista dhe vlora ne dogana seshte mangut

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë