Drejtuesi i SPAK kërkesë KLP-së: Duam edhe dy prokurorë të tjerë, pasi ka shumë kallëzime

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i është drejtuar pak kohë më parë Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë përmes së cilës i kërkon këtij të fundit komandimin e dy prokurorëve të tjerë për këtë strukturë.

Sipas Krajës ka një numër të konsiderueshëm kallëzimesh në SPAK, të cilat nuk mund të përballohen nga 10 prokurorët që ka në dispozicion Prokuroria e Posaçme.

Pavarësisht se që prej mbërritjes së kësaj shkrese në KLP, kjo e fundit ka zhvilluar dy seanca plenare, nuk e ka përfshirë në asnjërën prej pikave të rendit të ditës. Nuk dihen arsyet pse KLP nuk ka futur në shqyrtim këtë kërkesë të Krajës.

Pak javë më parë KLP ka komanduar në SPAK dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, me kërkesë të Krajës, duke e çuar në 10 numrin e prokurorëve të strukturës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albitri: 20/01/2020 13:26

    Po i duhen dhe 2 veta me plotesuar numrin per kalceto. Ju hengert mortja po filloni 1 her pun se do jua sjellim. Te gjesh 2 prokuror te ndershem ne shqiperi esht si te gjesh 2 heteroseksual ne Holland.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet