Drejtuesja dhe dy punonjës të infektuar me COVID, mbyllet Prokuroria e Pogradecit

Prokuroria e Pogradecit

Pas gjykatës, mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkak është bërë dalja pozitiv me COVID-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjësve të tjerë.

Në kushte të tilla nga ana e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec edhe punonjësve të tjerë i'u është kërkuar vetkarantinimi, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi.

Burime të siguruara thanë se gjatë periudhës së karantinimit të prokurorëve dhe sekretarëve për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës.

COVID-i nuk ka kursyer zyrtarët më të lartë të Bashkisë Pogradec mes të cilëve 3 nënkryetar dhe 4 drejtorë të drejtorive kryesore. Raste të shumta me COVID janë konstatuar edhe në Spitalin Bashkiak mes të cilëve 6 mjekë specialist.

Mungesa e zyrtarëve ka ulur shërbimet në Bashkinë e Pogradecit si dhe vizitat në spitalin e këtij qyteti.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

COVID-19/ Rama: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas