Dreka që u kthye në masakër për pulat e detit/ Dinamika si Ritvan Zykaj vrau tetë persona

Dreka që u kthye në masakër për pulat e detit/ Dinamika si Ritvan Zykaj vrau tetë persona

Ritvan Zykaj, njeriu që një vit më parë masakroi në Selenicë të Vlorës 8 persona të farefisit të tij,do të vuajë të gjithë jetën e tij në burg. Të riut Zykaj do ti duhet të vdesë brenda në burg, pasi gjykata e Vlorës vendosi ditën e djeshme dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Këtë masë dënimi ka kërkuar edhe gjatë dhënies së pretencës prokurori i Vlorës Saimir Smaka, i cili përgjatë një viti hetimi ndërtoi të gjithë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që tronditi jo vetëm Vlorën por mbarë vendin. Motiv i këtij krimi brenda rrethit farefisnor kanë qënë akuzat për vjedhjen e pulave të detit, në familjen e Demir Zykaj. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e kësaj ngjarje të ndodhur pasditen e 10 gushtit 2018, ku tregohet me detaje se çfarë ka ndodhur para dhe pas drekës familjare, ku prezent ishte dhe autori Ritvan Zykaj. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 14 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të kalibrit 7.62mm.

Akuzat për vjedhjen e pulave të detit
Në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të hetimit janë pyetur Sadik Zykaj, Lindita Zykaj, Hoveljando Zykaj, Kujtim Zykaj, Bujar Zykaj, Spartak Hoxhaj, Pashako Hoxhaj, Holarjdo Hoxhaj dhe Fiqiri Serjanaj, nga deklarimet e të cilëve ka rezultuar se më datë 10 gusht 2018, familja e Bujar Zykaj,Sadik Zykaj dhe Spartak Hoxhaj kanë organizuar një drekë në banesën e Kujtim Zykaj.

Rreth orës 13:30 Bujar Zykaj së bashku me nipin e tij Ritvan Zykaj dhe pas tyre Lindita Zykaj së bashku me vajzën e saj Noce Zykaj, janë nisur nga banesa e Sadik Zykaj për të shkuar tek banesa e Kujtim Zykaj, ku do të zhvillohej dreka. Gjatë rrugës Vasilika Zykaj, ka kontaktuar duke i folur me tone të larta me Lindita Zykaj, ku ka akuzuar të dy djemtë e kësaj të fundit si autor të vjedhjes së disa pulave të detit, vjedhje e ndohur sipas saj në të njëjtën ditë.Në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar dhe Bujar Zykaj dhe së bashku me Linditën dhe Vasilikën kanë shkuar tek shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarreveshjen nisur nga lidhja fisnore që kanë midis tyre.

Këtu Ritvani së bashku me motrën e tij kanë vazhduar rrugën për tek shtëpia e Kujtimit. Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj pasi kanë diskutuar mosmarreveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmareveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj Bujari me Linditën kanë shkuar tek shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka. Gjatë drekimit familjarisht ku dhe vetë Ritvani ka qënë prezent është diskutuar dhe njëher rasti i mosmarrëveshjes me Vasiliken dhe Ritvani është shprehur dhe është ankuar Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë.

Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit.Familjarët që mbetën pasi mbaruan drekën kanë dalë në verandën e banesës duke qëndruar aty dhe në këtë moment kanë dëgjuar disa krisma arme zjarri, të cilat vinin nga drejtimi ku ndodhet dhe banesa e Sadik Zykaj, por nga vendi ku ndodheshin nuk mund të saktësohej vendi se ku po gjuhej me armë. Pasi krismat kanë pushuar Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit, për në banesën e tyre.

I bëri video viktimave me telefon
Pak minuta pas largimit të tyre Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular në aplikacionin mesenxher i ka ardhur një vidio e dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së Demir Zykaj. Këtë vidio Olardio ja tregoi dajës së tij Bujar Zykaj dhe babait te tij Spartakut, të cilët pasi e panë këtë vidio Sapartak Hoxhaj i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda.

Spartaku me familjen e tij është nisur me automjetin e tij  për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spratkut ka komunikuar në telefon me Sadikun, i cili në gjëndje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij, Ritvani kishte vrarë me armë zjarri Azem dhe Aferdita Zykaj. Komunikim telefonik ka patur dhe midis Sadik Zykaj dhe Bujar Zykaj ku serish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte dhe atij.Në të njëjtën kohë Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon dhe me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur. I pyetur nga prokurori në prani të mbrojtësit të caktuar, i pandehuri Ritvan Zykaj e ka pranur faktin penal dhe ka shpjeguar mekanizmin e ngjarjes. Nga shpjegimet e dhëna përpara prokurorit rezulton se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, duke marë jetën e shumë personave.

Viktimat
1.  Demir Zykaj
2.  Perri Zykaj
3.  Azem Zykaj
4.  Aferdita Zykaj
5.  Besim Zykaj
6.  Vasilika Zykaj
7.  Sara Zykaj
8.  Ledion Zyka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrri Mut Spiuni: 07/09/2019 21:57

    Bajgeri e gjall, do të duhet ta ushqejme gjith jetën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së