Drita e ekraneve përshpejton procesin e plakjes

Drita e ekraneve përshpejton procesin e plakjes

Foto ilustruese

Ekspozimi i madh ndaj dritës së kaltër të ekraneve të telefonave dhe kompjuterëve përshpejton plakjen.

Një studim i Universitetit Shtetëror Oregon mbi mizat e frutave zbuloi se thithja e valëve LED shkatërron qelizat e trurit.

Shkencëtarët vëzhguan se thjesht ekspozimi ndaj dritës blu edhe nëse nuk shkëlqen drejtpërdrejt në sy, mund të shpejtojë procesin e plakjes.

Profesoresha Jaga Giebultoëicz, autorja  kryesore e studimit, tha se drita artificiale uli jetëgjatësinë e mizave të frutave në mënyrë dramatike.

Studimi ekzaminoi efektet e këtyre valëve të zakonshme LED në këtë specie insektesh pasi ajo ndan të njëjtat tipare qelizore si njerëzit.

Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12-orëshe të dritës blu dhe errësirës patën deri në 15%  jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale.

Sidoqoftë, profesoresha Giebultowicz thekson se ky rezultat nuk mund të zbatohet për njerëzit,  pasi truri i njeriut  do të merrte shumë më pak dritë sesa truri i insekteve.

LED ka përfshirë gjysmën e tregut të përgjithshëm të ndriçimit në një dekadë.

Ekspertët e industrisë parashikojnë që pjesa e saj do të vazhdojë të rritet, duke arritur deri në 60% deri në fund të vitit të ardhshëm.

Dritat LED lëshojnë sasi shumë më të larta të dritës blu sesa llamba inkandeshente standarde me shkëlqim.

Prej kohësh dyshohet të jetë arsyeja që punëtorët e natës, të ekspozuar ndaj dritës artificiale për më gjatë, kanë një rrezik më të madh të kancerit.

Drita ul prodhimin e trupit të melatoninës, i cili luan një rol kryesor në rregullimin e regjimit të trupit.

Kjo mund të prishë hormonet, të cilat shkaktojnë kancerin e prostatës ashtu edhe të gjirit që dihet se kanë të bëjnë me hormonet.

Drita blu mund të depërtojë në shtresën më të thellë të lëkurës, duke e bërë atë më të hollë dhe më të brishtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit