"Dritan Dajti', Policia: Ja çfarë gjetëm në shtëpitë e gjyqtarëve

Policia e Shtetit jep njoftimin e parë zyrtar për kontrollet blic të zhvilluara në banesat e gjyqtarëve që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin.

"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun", thotë Policia në një njoftim zyrtar.


Lajmi kryesor:

Në hetim gjyqtarët që shpëtuan Dajtin! Mijëra euro e armatime në banesën e Daminit/ VIDEO


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët