Dritan Shakohoxha: Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë! Je kryetari i bashkisë që duam

Dritan Shakohoxha: Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë! Je kryetari i bashkisë që duam

Dritan Shakohoxha

Nga shkolla e fëmijërisë, “Kosova”, moderatori i njohur sportiv Shakohoxha i uron Erion Veliajt fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Shakohoxha, siç jemi mësuar të gjithë,  shprehet se shkolla “Kosova” është shembulli më i qartë se si Veliaj shpëtoi truallin e destinuar për t’u bërë pallat duke e bërë një nga shkollat më të bukura.

“Kjo është shkolla e fëmijërisë time, shkolla “Kosova”. Ka qenë nga më të bukurat e Tiranës. Ndër vite pati probleme të shumta, edhe e dogjën, pastaj e shndërruan në një parking me diabolizmin për të ndërtuar një pallat të madh edhe në këtë copë të bukur të Tiranës. Por një djalë kampion si Erion Veliaj e ktheu këtë shkollë edhe njëherë me madhështinë e saj. Kampion nuk lind, kampion bëhesh me djersë, përkushtim dhe sakrifica. Ky është kryetari i bashkisë që duam. Ky është kryetari i bashkisë, kampion që kemi ne. Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë”, thekson Shakohoxha

 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë