Dritë jeshile për 45-vjeçarin e zhdukur prej vitesh/ Mesazhi prekës i nënës: Aman ma gjeni djalin, i kam borxh jetën!

TIRANË- Pas shumë kërkimeve, në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ për herë të parë mbërriti një nga informacionet më të rëndësishme, që ndez një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit. Një telefonatë nga Greqia jep një vendndodhje të mundshme të 45-vjeçarit ne tokën helene.

Një shtetas shqiptar pretendon se e njeh prej vitesh këtë 45-vjeçar dhe se është i sigurt që fotoja vënë në dispozicion për ’’Pa gjurmë’’ është pikërisht Renato Qerimi, vendndodhja e të cilit sipas të njëjtës dëshmi me shumë gjasa është në një nga ishujt grek, për të cilin disponojmë edhe emrin e saktë por për arsye verifikimi të mëtejshëm, nuk e bëjmë publike.

Fotoja ekskluzive iu tregua në studio vetë nënës së Renatos, e cila prej shumë muajsh paraqitet thuajse çdo ditë në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të Renatos. Ajo e cila njeh më mirë se kushdo tjetër fizionominë e djalit të saj.

E ftuar në studio, nëna e tij ka prekur me fjalët e saj dedikuar të djalit që ka 20 vite që nuk e sheh.

"Kemi pasur konflikt, që duheshin lekë për familjen. Nuk e donte emigracionin. Ka qenë me shi, pa pasaportë me një palë këpucë, zërë se e i kishte se i kishte shumë të vjetra. Nuk kishte lekë, pa pasaportë. Nuk e di kush e ndihmoi që iku. Djalin e kam pedagog në Universitet, ka 25 vjet që punon dhe është me qira. Nuk merren fëmijët e mi me punë të pista. Aman moj Odeta më ndihmo ta gjej atë djalë. Djalit i kam borxh jetën, se kam 20 vjet që ia kam harruar zërin. I bëj thirrje Renatos dhe të pyesi për nënën. Dhe po pati filluar jetën e tij, s'ka gjë se unë nuk i kërkoj as lekë asgjë. Unë kam shtëpi, kam pensionin dua vetëm t'ia dëgjoj vetëm zërin", tha ajo.

Si u zhduk 45-vjeçari

Renato është djali i dytë i familjes Qerimi. Zengjine dhe Hasani janë prindër të tre fëmijëve. Renato, i cili sot rezulton i humbur kishte emigruar që herët në Greqi, me të mbaruar shkollën e mesme që përkon me vitin 1992. Renato fillimisht nis të jetojë në Iraklio dhe më pas zhvendoset nga një qytet në tjetrën, në tokën helene. Me familjen kontaktet i kishte të rregullta deri në vitin 1995, kur ai shkonte dhe vinte nga Greqia në Shqipëria, por nuk arriti dot të pajisej me dokumente të rregullta. Me banim në Polican asokohe, familja Qerimi vendos të transferohet drejt kryeqytetit në kërkim të një jetë më të mirë në vitin 1995. Endrra e të riut asokohe ishte të bëhej ushtarak. Fiton të drejtën e studimit por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk përfundon dot ëndrrën, e cila për mbeti thjeshtë e tillë, nuk u realizua kurrë. Ndaj emigranti i sapo kthyer në atdhe me shpresën për të ndërtuar jetën e lë shkollën përgjysmë dhe nis të kërkojë punë. Familja kishte vështirësi ekonomike në atë kohë, pavarësisht se Renato ishte një djalë me ambicie të mëdha nuk mundi dot të gjentë punë. I riu kaloi në depresion për shkak të aftësive që kishte dhe pamundësisë për të realizuar atë që ai donte. Bashkë me gjendjen e keqësuar të Renatos, familja po kalonte krizë Zengjine dhe Hasani pas grindjeve të vazhdueshme marrin vendimin për tu ndarë. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli atë mëngjes rreth orës 7 sikundër ishte rituali i tij i përditshëm, por nuk u kthye më. Që nga ajo ditë askush nuk mësoi dot për fatin e 26- vjeçarit, i cili sot pas kaq vitesh nga zhdukja e tij është 45- vjeç.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme