Droga Kosovë-Shqipëri, operacioni
"Kokaina" prangos 4 veta në Pejë

Droga Kosovë-Shqipëri, operacioni<br />"Kokaina" prangos 4 veta në Pejë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth operacionit për goditjen e rrjetit të kokainës. Operacioni për pjesën kosovare është drejtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, laboratori i drogës që është i dyti i kapur për këtë rrjet, ishte në një banesë në qytetin e Pejës.
 
Operacioni ka nisur pas arrestimit në doganën e Morinës nga policia kufitare e Shqipërisë, të Reald Hysollit me 7 kilogramët e kokainës. Dhe fill pas arrestimit është ushtruar kontroll në një banesë në Pejë ku dyshohej se e kishte marrë drogën Hysolli.

Policia e Kosovës raportoi se në banesën në Pejë u sekuestruan 18 kg e 235 gr lëndë narkotike e llojit kokainë; 5 kg e 955 prekursorë; 8 litra acid klorhidrikë;  246 litra acetone; 7 litra hidro-kiselinë; Pajisje laboratorike: si mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza dhe peshore; 2 vetura; 1 automatik scorpions, 1 revole me gasë, 1 pushkë me ajër 1200 euro, 7 040 lekë 65 Franga, telefona celular dhe prova tjera. 

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Prishtinë, policia ekspozoi sasinë e drogës dhe përzjerësit.

droge kosove

Deklarata e policisë së Kosovës duket se e ka përgjysmuar kokainën e njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku thuhej se në Kosovë ishin sekuestruar 50 kilogramë drogë e forte.

Ndërsa në pranga përveç kimistes Valentina Tufina, nga policia e Kosovës janë arrestuar edhe dy shtetas kosovarë 42 dhe 33 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një djetër shtetas kosovar nga Ferizaj.


Në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar si më poshtë:

18 kg. e 235 g. lëndë narkotike të llojit kokainë

• 5 kg. e 955 prekursorë
• 8 litra acid klorhidrikë
• 246 litra aceton
• 7 litra hidro-kiselinë

• Pajisje laboratorike: (mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj)

• 2 vetura
• 1 shkorpion
• 1 revole me gasë
• 1 pushkë ajrore
• 2 karikatorë me 18 fishekë 7.65mm
• 1200 euro
• 7040 lekë shqiptarë
• 65 Franga CH
• Telefona celular dhe prova tjera

Si të dyshuar për veprimtari kriminale të krimit të organizuar dhe trafikim me supstanca narkotike janë arrestuar ;

1. V. T e lindur më 1964 f/sh me shtetësi Amerikane
2. V . B i lindur më 1972 m/sh kosovar
3. V . B i lindur më 1981 m/sh /kosovar

Si pjesë e këtij operacioni është realizuar edhe një bastisje në Ferizaj ku është arrestuar një person i dyshuar me inicilaet A.Z i lindur më 1981 m/sh/k, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi kriminal. .

Po ashtu në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni si rezultat i hetimit të përbashkët dhe shkëmbimit të informacioneve janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar:

• 207 kg. e 360 gr. kanabis sativa
• 22 kg. e 323 gr. heroinë
• 2.8 gr. kokainë
• 22 bidona nga 25 litra me aceton
• 6 armë zjarri
• 929 fishekë
• 143 000 euro
• 3 automjete
• 25 telefona celular

Dhe prova të tjera relavante për rastin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale