Drogë në burg! Gjonaj 'blic' në Shënkoll: Shkeljet nuk do të tolerohen

Drogë në burg! Gjonaj 'blic' në Shënkoll: Shkeljet nuk do të tolerohen

Shkeljet e ndodhura së fundmi në burgun e Shën Kollit, ku 6 punonjës policie u pezulluan nga puna për shkak se u kapën duke futur lëndë narkotike brenda në burg për të burgosurit, nuk do të tolerohen, por do të hetohen për të nxjerrë përgjegjësit e ngjarjeve.

Kështu u shpreh Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një vizitë blic në burgun e Shën Kollit. Ndërkaq sipas saj në analizë tashmë po merren edhe veprimet e stafit drejtues të këtij institucioni nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu nevojën e krijimit të një trupe të qëndrueshme sa i takon policisë së burgjeve, duke njoftuar së shpejti do të miratohet në parlament edhe ligji.

Ndërkaq, ministrja nënvizoi se në fokus janë edhe çështje të tjera si lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve, si dhe rritja e sigurisë dhe rritja e profesionalizmit të punonjësve në burgje.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot