Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur që festën e Pashkëve ta kalojë këtë vit në jug të Shqipërisë.

Ajo ka ndarë me miliona ndjekës në rrjetet sociale disa momente nga pushimet në bregdetin shqiptar, ku shkruan: 'Pashkë në shtëpi'

Dua Lipa është shfaqur duke shijuar bukuritë natyrore të vendit tonë, së bashku me të dashurin e saj, Callum Turner ndërsa ka marr edhe shumë komente pozitive dhe falënderime nga ndjekës shqiptar për promovimin që i bënë në botë Shqipërisë.

Nuk është hera e parë që këngëtarja tregon dashurinë e saj për atdheun, ajo ka ndarë herë pas here përvoja dhe kujtime që e lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Maj, 18:44

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?