Dua Lipa flet për kthimin e saj në Prishtinë në moshën 11-vjeçare: U njoha me luftën në Kosovë, vendosa të ndihmoj popullin tim

Dua Lipa flet për kthimin e saj në Prishtinë në moshën 11-vjeçare: U njoha me luftën në Kosovë, vendosa të ndihmoj popullin tim

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka rrëfyer historinë e jetës së saj mes Kosvës dhe Londrës. Dua ka treguar se pavarësisht se ajo u zhvendos në Londër, familja e saj e rriti me kulturën shqiptare  duke mos e shkëputur atë nga historia e vendlindjes së saj.

 “Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por për shkak të situatës nuk isha në gjendje të kthehesha atje. Nuk i kisha takuar kurrë familjarët e mi.”, u shpreh ajo për Vanity Fair.

Pavarësisht se familja e rriste më dashurinë për vendin e saj, Dua Lipa ka rrëfyer se prindërit e saj nuk i kanë folur shumë për luftën në Kosovën pasi nuk donin ta mërzisnin atë. Por, me kthimin e saj në Prishtinë, në moshën 11 vjeçare, ajo është shprehur se filloi ta kuptonte më mirë situatën.

Ylli ndërkombëtar tregon se jeta në Prishtinë nuk ishte e lehtë. Dua kishte probleme me gjuhën, nuk ishte mirë në shkollë, por nga ana tjetër, nisi të mësonte më shumë për Kosovën dhe luftën. Po ashtu ajo u njoh me përvojat e dhimbshme jetësore të shumë miqve që kishin humbur familjarët apo ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.

Dua thotë se kjo e nxiti të përdorte fuqinë e imazhit si yll popi, për të thënë fjalën e saj mbi këtë çështje.

 “Kjo vjen kryesisht për shkak të rrënjëve të mia në Kosovë dhe pasi kam dashur të mbaj një qëndrim mbi këtë. Gjërat kanë buruar nga një përvojë personale. Teksa profili im po rritet, veçanërisht në internet, ndjej sikur kam nevojë ta përdor atë për të bërë diçka më të mirë sesa thjesht, e dini, të postoj fotografi të lezetshme ose çfarëdo gjëje tjetër", u shpreh Dua.

Dua ishte 12 vjeç kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve, familjes time dhe të të gjithëve", tha ajo. 

Por përsëri, ajo ndjente një tërheqje të brendshme për tu kthyer Londër. Disa vjet më vonë, i bindi prindërit që të zhvendosej vetëm në Londër dhe të jetonte më një mik të familjes që po studionte atje.

“Ndihem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve", tha Dua. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve