Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa

Ylli i popit Dua Lipa ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve ‘Time 100’ në Lincoln Center në Nju Jork, organizuar nga prestigjiozja revista Time.

28-vjeçarja shqiptare kishte veshur një fustan mahnitës nga Chanel, krijuar posaçërisht për të.

Fustani i saj i gjatë me dantella, mëngë të gjata, dekolte të hapur dhe me një fjongo të madhe ishte i frymëzuar nga koleksioni Métiers d'art 2023/24.

 Këngëtarja tha se ishte e emocionuar që do të ishte në ndarjen e çmimeve, ndërsa foli për planet e saj në fushën profesionale.

"Unë jam shumë e lumtur. Unë me të vërtetë e pres me padurim. Do të përballem me atë që ndoshta do të jetë eksperienca më e çmendur e jetës sime dhe do të kaloj mirë”, tha Dua, e cila tregon se di të përballojë çdo situatë në mënyrë të ftohtë.

Për më tepër, këtë e dëshmon titulli i albumit të saj të ardhshëm, Radical Optimism.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Embargoja tregëtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj

Embargoja tregëtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj